Categories Showbiz

Prishet miqësia mes Florit dhe Fifit?! Pasi fshinë njëri-tjetrin nga Instagrami, reagon këngëtarja

Pavarësisht se asgjë nuk është konfirmuar për një marrëdhënie më shumë se shoqërore mes tyre, kantautori Flori Mumajesi dhe këngëtarja Fifi u kthyen në dyshen më të përfolur në shoëbiz-in shqiptar për shkak të një videoje ku shfaqeshin duke performuar shumë pranë njëri-tjetrit.

Fytyrat e tyre afroheshin aq shumë, prekjet ishin aq të vërteta, saqë të bënin të mendoje se mes Florit dhe Fifit kishte më tepër sesa miqësi.

Dhe pasi kjo video u bë virale dhe bëri me zemër mijëra fansa të dyshes, Fifi nuk priti më.

Ajo vendosi të sqarojë njëherë e mirë fansat në lidhje me këtë video, duke u shprehur për emisionin “Nd’rrimi i Natës” në “Klan Kosova” se videoja ka qenë ide për klipin e këngës “Ja ke bo vetes”.

As Flori dhe as Fifi nuk e kuptuan sesi doli online kjo video, por këngëtarja tha se është më mirë që ndodhi kështu.

“Në fakt ajo video është bërë në tetor të 2017 dhe ka dalë në fund të nëntorit të 2018. Nuk e morëm vesh fare si ka dalë, por shyqyr që ka dalë se kështu duan shqiptarët. Ajo video ka qenë ide për klipin e këngës “Ja ke bo vetes”. Mua më erdhi të interpretoja dhe u bë video”, u shpreh Fifi.

Por një tjetër detaj shumë i rëndësishëm nuk i ka shpëtuar syrit tonë. Fifi dhe Flori nuk janë më miq në Instagram, dhe kjo na bëri të dyshojmë se marrëdhënia e tyre mund të mos jetë si më parë.

“Iconstyle.al” kontaktoi personalisht me Fifin për ta pyetur në lidhje me këtë dhe këngëtarja u treguar disi e rezervuar kur tha se kjo është një temë “pak si shumë private”.

Fifi nënvizoi se ende beson në miqësinë e saj me Florin ndërsa shtoi atë që të gjithë dëshironim ta dëgjonim: ata duhen akoma.

“Besoj që është pak si shumë private si temë .. por gjithsesi neve besoj se jemi miq me Florin dhe duhemi akoma .. 🙏🏼”, u shpreh Fifi për “iconstyle.al”.

Tani nuk na mbetet gjë tjetër veçse të dimë versionin e Florit!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME