Categories Lajme

Procedurat/ Gara për 815 kuota, si duhet të aplikoni për degët “Master” në Fakultetin e Histori-Filologjisë

Nis konkurrimi për programet e ciklit të dytë në Fakultetin e Historisë dhe i Filologjisë. Të gjithë kandidatët që kanë kryer studimet e ciklit “Bachelor” do të mund të aplikojnë tashmë për programet e ciklit të dytë në “Master profesional”, si dhe “Master shkencor”.

Konkurrimi për kuotat e pranimeve të vitit të ri akademik 2023-2024 do të zhvillohet nëpërmjet aplikimit me dosje. Çka do të thotë se, çdo kandidat që plotëson kriteret e përcaktuara për këto degë, do të duhet që të dorëzojë dosjen e dokumenteve të përcaktuara sipas kategorisë ku bën pjesë. Sipas afateve të vendosura, pranimi i aplikimeve për këtë cikël studimesh do të vijojë deri në datën 4 tetor. Ndërkohë që dorëzimi i dosjes mund të bëhet çdo ditë nga ora 10:00 – 15:00. Shpallja e aplikantëve fitues do të bëhet zyrtarisht në datën 18 tetor.

“Tradita shumëvjeçare e Fakultetit ofron siguri punësimi dhe përzgjedhjeje mes më të mirëve, cilësi të lartë dhe kompetencë profesionale e shkencore, larmi programesh bashkëkohore dhe një profesorat nga më të mirët në hapësirën mbarëkombëtare e më gjerë”, bëjnë me dije autoritetet e këtij institucioni të arsimit të lartë publik, rreth nisjes së aplikimeve për programet e ciklit të dytë.

Në programet master, krahas studentëve që kanë mbaruar studimet e ciklit të parë në Fakultetin e Histori-Filologjisë, mund të aplikojnë edhe studentë që kanë kryer studimet bachelor në degë të njejta ose të afërta nga fakultetet e tjera brenda Universitetit të Tiranës, si dhe në universitetet e tjera publike dhe private, brenda dhe jashtë vendit.

Bazuar në udhëzimin për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në institucionet e arsimit të lartë”, kanë të drejtë të aplikojnë për programet e ciklit të dytë, kandidatët që kanë përfunduar me sukses studimet dhe janë pajisur me diplomën përkatëse të vlefshme në Republikën e Shqipërisë, në një program të ciklit të parë, i cili rezulton i licencuar në momentin e regjistrimit të studentit dhe akredituar në momentin e diplomimit të studentit, si dhe kandidatët që janë diplomuar jashtë vendit në një program studimi të ciklit të parë, të akredituar. Në rast pranimi kandidati është i detyruar të kryejë njësimin e diplomës pranë QSHA, të përcaktuar udhëzimin e lartpërmendur. Kandidati paraqitet në Sekretarinë Mësimore Master personalisht ose nëpërmjet personit të autorizuar prej tij dhe dorëzon dokumentacionin e detajuar, të cilin e gjeni të plotë në vijim të shkrimit.

Dosja e dokumenteve të aplikimit duhet të përfshijë:

-Fotokopje të diplomës, si dhe listës së notave të njësuar me origjinalin, të ciklit të parë të studimeve të përfunduar në Republikën e Shqipërisë. Diplomës së ciklit të parë të studimeve të përfunduar jashtë vendit, të shoqëruar me fotokopje të diplomës të njësuar me origjinalin, ose, në mungesë të saj, të një dokumenti tjetër zyrtar mbi bazën e të cilit është kryer njësimi në Republikën e Shqipërisë, të lëshuar në vendin ku ka kryer studimet, që i lejon regjistrimin dhe vazhdimin e studimeve universitare në vendin përkatës.

-Diplomën e Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave ose fotokopje të tyre të njësuara me origjinalin, e konfirmuar nga institucioni përkatës arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar (DRAP/ZVAP). Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme përpara hyrjes në fuqi të vendimit nr. 876, datë 3.11.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për disa ndryshime në vendimin nr. 78, datë 8.2.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin e Maturës Shtetërore dhe pranimet në shkollat e larta publike”, të ndryshuar, paraqesin Dëftesën e Pjekurisë (origjinal ose në rast fotokopjeje të saj, të njësuar me origjinalin, të konfirmuar nga institucioni përkatës arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar (DRAP/ZVAP). Në qoftë se kandidatët nuk posedojnë dëftesë pjekurie të shkollës së mesme duhet të paraqesin dublikatë të dëftesës së pjekurisë, të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme ku ka përfunduar shkollën dhe të konfirmuar nga institucioni përkatës arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar (DRAP/ZVAP), ose dokumentin e lëshuar nga -Arkivi i Shtetit së bashku me listën e notave.
-Deklaratën dhe Formularin i aplikimit sipas formatit të Udhëzimit nr.12, datë 30.06.2023
-Fotokopja e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë).
-Dy fotografi personale.

Dokumentacion shtesë vetëm për shtetasit e huaj:

-Dëshminë e njohjes së gjuhës shqipe, fituar në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës (për rastet kur regjistrohet në një program studimi që zhvillohet në gjuhën shqipe), si dhe të gjuhëve të tjera të njohura nga kandidati. Shtetasit e huaj që kanë kombësi shqiptare dhe kanë njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe mund të sjellin çdo dokument nga vendi i origjinës që provon njohjen e gjuhës shqipe. Nga ky detyrim përjashtohen shtetasit e huaj që kanë përfunduar një cikël/program studimi në gjuhën shqipe në institucione të arsimit të lartë në Shqipëri.
-Shtetasit e huaj që aplikojnë, në bazë të marrëveshjeve dypalëshe, përjashtohen nga tarifat e shkollimit, në përputhje me marrëveshjet përkatëse.
-Curriculum Vitae;.
-Deklaratën dhe Formularin i aplikimit sipas formatit të Udhëzimit nr.12, datë 30.06.2023.

Dokumentacion shtesë vetëm për kandidatët e kategorive të veçanta:

-Kandidati me statusin e personit me aftësi të kufizuara duhet të dorëzojë dhe fotokopjen e noterizuar të librezës së lëshuar nga Shërbimi Social Shtetëror ose kopje të noterizuar të vendimit të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP).Kandidati me statusin e jetimit, duhet të dorëzojë dhe fotokopjen e noterizuar e dokumentit që certifikon statusin e jetimit të lëshuar nga Shërbimi Social Shtetëror.
-Kandidati nga komuniteti rom dhe ballkano-egjiptian, duhet të dorëzojë dhe vetëdeklarim ose një dokument që vërteton mbajatjen e këtij statusi.Kandidatët që aplikojnë për program të dytë studimesh apo transferim studimesh a) Deklaratën dhe -Formularin i aplikimit sipas formatit të përcaktuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Video/Ja momenti kur avokati Sokol Mëngjesi dhunohet para derës së kopshtit

Publikohet video nga momenti kur avokati Sokol Mëngjesi dhunohet para derës së kopshtit. Siç shihet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nëna dhe babai kërkojnë djalin e humbur prej 4 muajsh, i riu i surprizon live: Jam mirë

Mes lotësh dy prindër nga Elbasani, Bujar dhe Fiqerete Çepa mbërritën pasditen e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FOTO-EMRAT/ Identifikohen 4 autorët që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi

Policia e Tiranës ka identifikuar katër autorët që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesin, mëngjesin e kësaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”Vihet në pranga një 27-vjeçar, të cilit iu gjet në automjet, një sasi lënde narkotike e ndarë në rreth 530 doza

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”, goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, Vodhën një sasi karburanti nga kamioni i një firme ndërtimi, identifikohen dhe arrestohen 2 shtetas

Vlorë, Vodhën një sasi karburanti nga kamioni i një firme ndërtimi, identifikohen dhe arrestohen 2…

LEXO ME SHUME