Categories Lajme

Prodhimet e fermerëve beratas nuk gjejnë treg, flaken në rrugë

Fshati Otllak, sot pjesë e bashkisë së Beratit trashëgoi nga sistemi i kaluar sipërfaqe toke të konsiderueshme toke të mbjella me fruti-kutlurë. Me tokën e marë me ligjin 7501, banorët e kësaj zone përfituan dhe kulturën e frutave, të cilën e kultivojnë edhe sot. Drurë frutor mjaft cilësor ka e gjithë zona dhe fermerët me krenari i quajnë boi produktet e tyre. Por, prej vitesh ata janë të detyruar që të shesin në rrugë prodhimet e tyre si pasojë e mungesës së një tregu. Vite më parë në një tjetër fshat të rrethit të Beratit u ndërtua një treg fruta-perimesh që parashikohej që tu vinte në ndihmë fermerëve të zonës, por ai nuk funksionoi kurrë. Në këto kushte fermerët e Otllakut janë të detyruar që ti shesin produktet e tyre në rrugë. Aksi rrugor Berat-Ura-Vajgurore, në anë të tij, është bërë prej vitesh vend tregëtimi për ta. Në çdo stinë të vitet ata kanë fruta për të shitur dhe në diell e në shi me tenda të improvizuara qëndrojnë gjatë gjithë ditës. Por, jo gjithmonë ata arrijnë që ti shesin prodhimet e tyre dhe pse janë të një cilësie tepër të lartë.

“Kërkojnë që të na i marrin me çmim tepër të ulët dhe shesin aq sa për të mbajtur frymën gjallë”, thonë fermerët e Otllakut.

Shpesh janë të detyruar që të sheshin edhe nën kosto, apo ti hedhin në kanal prodhimet e tyre që piqen dhe nuk gjejnë treg.

“Nëse frutat piqen, duhen vjelë sepse bien në tokë dhe kalben”, thonë ata

As fakti që nuk përdorin pesticide të tjera veç plehrave të nevojshëm dhe aq cilësia mjaft e lartë e trashëguar nuk i ofron shitje të sigurtë banorëve të kësaj zone, të cilët nuk sigurojnë mjaftueshëm të ardhura, pasi shteti nuk ofron ndihmën e tij si rregullator për ta./faxnews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME