Categories Lajme

Prodhimet e fermerëve të dyshimta, specialistët kërkojnë ligje për kontrolle

Jo shumë kohë më parë, një ngarkesë me rreth 5 tonë perime u kthye mbrapsht nga Greqia. Aalizat dolën me përmbajtje të lartë të pesticideve. ABC News u interesua në një nga pikat e eksporteve, për llojin e analizave që u kryen ngarkesave.
Drejtuesi i tyre pranon se gjithçka u besohet fermerëve.

Alban Vince, drejtues eksporti Lushnje: “Ne vetë kontrollohemi këtu, i bëjmë vetë kontrollimet, ndërsa nga shteti nuk ka kontrolle. Sheti duhet ti bëjë kontrollet tek serat e fermerëve, ndërsa këtu i bëjmë vetë privatisht.”

Në një maune për eksport, prodhimet përzihen. Berat, Elbasan, Fier e Lushnje e ndaj është e vështirë të gjenden abuzuesit. Analizat fito-sanitare duhet të bëhen që në origjinën e mallit, por aktualisht nuk ndodh kështu. Sot, serat me domate janë më të përfolura për pjekjen e tyre nëpërmjet hormonit. Nëse do të shkojmë në një serë me domate, gjëja e parë që të bie në sy, janë ambalazhet e përdorura për trajtimin e bimëve. Prodhuesit i kanë hedhur pasi ka përfunduar trajtimi në sipërfaqjet e mbjella. Në fshatin Goriçaj të Divjakës, fermerët e thonë hapur se në serat e tyre nuk ushtrohet asnjë kontroll për cilësinë e produktit.

Prodhuesja 1: “Nuk kemi përdorur plhera kimikë, domatja është pjekur vetë. Analiza nga AKU s’janë bërë këtë vit, nga vite të tjera po.”

Prodhuesi 2: “Vjet erdhën, por sivjet nuk ka ardhur njeri. Ne kemi dëshirën që ta çojmë në eksport. Është mall cilësor pa ngjyrosje, ështe taman bio.”

Mënyra e përdorimit të plehrave kimike dhe hormoneve, u lihet në dorë fermerëve. Pasi blihen në farmacitë bujqësore, shitësit u shpjegojnë përdorimin. Sasia që u hidhet perimeve është në ndërgjegjen e prodhuesve. Ligji shqiptar nuk detyron specialistët të ushtrojnë kontrolle në çdo serë.

Liburnit Zaka, shef i Përdorimit të Teknologjive në Lushnje: “Ka ligj në Shqipëri që ta detyrojë prodhuesin që ta kontaktojë një specialist ose një njeri të ekstensionit. Kjo lihet në dëshirën e tij. Kjo përgjithësisht ka lidhje me fitimet, kërkon të nxjerri fermeri nga ferma e tij se sa me sigurinë ushqimore.”

Mbi 400 ha sera diellore, janë vetëm në Lushnje, ç’ka e bën këtë zonën më të madhe të prodhimeve perimore në vend. Pjesa më e madhe shkon për eksport, ku mbi 30 pika grumbullimi marrin prodhime nga Lushnja, Divjaka, Berati, Elbasani, Kavaja dhe Fieri. Ky është sezoni intensiv i eksporteve, ç’ka ka sjell hapjen e shumë pikave të tjera të grumbullimit, pjesa më e madhe e të cilave nuk kontrollohen mbi aktivitetin e tyre. /ABC News

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME