Categories Lajme

Programi i depistimit, 14 mijë gra kryen falas testin HPV

Programi kombëtar i depistimit të kancerit të qafës së mitrës në Shqipëri i ofruar për herë të parë falas në vitin 2019 i ka mundësuar kryerjen e testit HPV 14 mijë grave të grupmoshës 40-49 vjeç.

“Në vitin 2019 nisëm për herë programin kombëtar të parandalimit të kancerit të qafës së mitrës falas nga i cili përfituan 14 mijë gra të grupmoshës 40-49 vjeç”, shprehet ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu.

“‪Prej tyre, 750 gra rezultuan të prekura nga HPV dhe u referuan për ekzaminime të mëtejshme tek mjeku specialist”, tha ministrja.

Ajo gjithashtu i bën apel të gjitha grave të ekzaminohen falas pranë qendrave të tyre shëndetësore.

“Ekzaminohu falas pranë qendrës tënde shëndetësore”, shprehet Manastirliu.

Ky program kombëtar ka për qëllim identifikimin e hershëm dhe parandalimin e kancerit të qafës së mitrës. Testimi me HPV kryhet i koordinuar nga Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet Institutit të Shëndetit Publik dhe ofrohet falas për gratë e grupmoshës 40-49 vjeç, që është edhe grupmosha më e prekur nga kanceri i qafës së mitrës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME