Categories Lajme

Programi i formimit përmes punës, mundësi për të gjithë personat që nuk kanë një zanat

Programi i formimit përmes punës i jep mundësi të gjithë personave që nuk kanë një zanat, apo nuk kanë patur një punë të mëparshme për t’u integruar në tregun e punës. Zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Dajna Sorensen deklaroi sot se ky program është 12-mujor dhe iu mundëson këtyre individëve fillimisht formimin profesional në ambientet e biznesit dhe më pas punësimin e financuar nga shteti në masën e pagës minimale. “Gjatë një periudhe 4-mujore individët përfitojnë pagën minimale, ndërsa punëmarrësit i lehtësohet barra e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për të gjithë periudhën 12 mujore”, tha Sorensen. Sipas Sorensen, qeveria ka parashikuar mbështetje financiare edhe për mbikëqyrësin, apo trajnuesin e këtyre personave. Nga ky program, çdo biznes mund të përfitojë mbështetje për punësimin e deri 21 personave. Deklarata e zv.ministres u bënë gjatë një aktiviteti për prezantimin e programeve të punësimit, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME