Categories Lajme

Projekti 3-vjecar ACAP \ Eventi përmbyllës i projektit

Eventi përmbyllës i projektit Acap bashkon në Vlorë sistemin Italian të bashkpunimit ndërkombëtar dhe në zm të jugut të Shqipërisë

Projekti 3-vjecar ACAP – Azione Comunitaria per la Conservazione delle Aree Protette dell’Albania i financuar nga Agjensia Italiane Bashkepunim dhe Zhvillim kreu eventin permbylles nepermjet nje programi te pasur aktivitetesh i cili u realizua ne qytetin e Vlores me dt.19 nentor 2021.

Plani i dites filloi ne Konsullaten Italiane ne Vlore ku punimet i celi Konsullja Italiane ne Vlore, znj.Iva Palmieri e cila falenderoi te pranishmit dhe zevendesoi rolin e Jugut te Shqiperise si nje ure lidhese mes dy vendeve. Ajo pergezoi zbatuesit e ketij projekti dhe perfituesit per bashkepunimin e deshmuar.

Fjalen me tej e mori Prefekti I Qarkut Vlore, z.Flamur Mamaj i cili pergezoi zbatuesit dhe theksoi kontributet e dhena nga ACAP ne keto vite per ZM dhe Komitetet Menaxhuese qe ai drejton.

Znj. Aulona Veizi, zv.Kryetare e Bashkise Vlore pershendeti te pranishmit dhe falenderoi zbatuesit e Projektit per bashkepunimin e frytshem te ketyre viteve ne dobi te qytetit te Vlores. Aktiviteti ne Konsullate vazhdoi me fjalen e z.Zamir Dedej qe foli ne emer te Administrates Kombetare te Zonave te Mbrojtura (AKZM) per volumin e investimeve dhe cilesine e nderhyrjeve te bera nga ACAP qe kane pasur si perfitues kryesor pikerisht institucionin qe ai drejton.

Z.Enrico Azzone perfaqesues i Agjensise Italiane per Bashkepunim e Zhvillim (AICS) dhe donor i projektit u ndal tek rendesia e bashkepunimit nderkombetar dhe marredheniet dy paleshe mes Italise dhe Shqiperise.  Me vone qe radha e zbatuesve te Projektit te prezantonin rezultatet e arritura ne keto vite per cdo komponent.

Z.Manuel Castelletti beri nje permbledhje te pergjithshme duke u fokusuar kryesisht tek seksioni i rritjes se eficences energjitike ne favor te bizneseve lokale, te drejtuat nga OJQ CELIM. Z. Asmara i Ndermarrjes se Gjelberim-Pastrimit te Milanos u ndal tek Projekti Pilot i financuar nga ACAP ne Zvernec dhe pershkroi me ne detaj procesin.

Z.Boiken Sinaj perfaqesues i OJQ COSV foli mbi aktivitetet e realizuara ne saj te Komponentit 1 te Projektit mbi Angazhimin Komunitar ne Menaxhimin e Zonave te Mbrojtura dhe kontributin e dhene nga Shoqeria civile per nje qeverisje efektive te aseteve natyrore.

Znj.Rita Carraro e Kallipolis nenvizoi edhe me tej nevojen per te fuqizuar OJF si nje faktor kyc per rritjen e pjesemarrjes dhe gjitheperfshirjes ne governancen e perbashket. Z. Genti Kromidha, President I Organizates INCA nderhyri duke prezantuar punen e bere nga ky subjekt ne fushen e edukimit mjedisor me shkollat e qarqeve Berat, Permet dhe Vlore.

Ai cilesoj si jetike Prezantimet teknike u mbyllen nga z.Riccardo Mereu, i shoqates italiane Ingegneri senza Frontiere qe ekspozoi punen e bere ne reduktimin e CO2 ne zonat target, z. Antonio Guisu nga Carbonsink i cili u perqendrua tek aksioni I ripyllezimit dhe gjenerimin e krediteve te karbonit ne kuader te strategjive te qendrueshme per parandalimin e ndryshimeve klimatike.

Z. Kostantin Gospodinov, Senior Officer i IUCN, i lidhur ne Zoom pershendeti pjesemarresit dhe beri nje permbledhje te pergjithshme te inputeve te dhena nga ACAP duke I cilesuar ato si te suksesshme dhe si nj ogur i mire per te vazhduar edhe me tej bashkepunimin ne fushen mjedisore.

Aktiviteti vazhdoi edhe ne ambientet e Hotel Zvernecit ku OJQ CELIM dhe COSV se bashku me Agjensine Italiane per Bashkepunim dhe Zhvillim realizuan nje ceremoni shperndarjesh te Markes Etike Made With Italy tek perfituesit e tyre kryesore nga Shoqeria Civile, Arsimi dhe Biznesi me subjektet qe jane angazhuar ne nisma dhe projekte me fokus konservimin e nartyres. Eventi i djeshem u realizua ne sinergji me nismen VALE – e Ambasades Italiane ne Shqiperi nga Ambasada e Italisë në Tiranë, në bashkëpunim me Aics, Institutin Italian të Kulturës, ICE dhe OJQ-të aktive në territorin shqiptar.

Me synimin per te promovuar modele te suksesshme te jetes se qëndrueshme, mjedisit, perhapjes se gjuhes italiane dhe ushqimit te shendetshem. Aktivitete e dt. 19 Nentor ne Vlore, vazhduan me nje event mbi sektorin ushqimor tek CONAD dhe nje shfaqe teatrale tek Teatri Petro Marko.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Helmimi i 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, AKU bllokon 155 kg ushqime te Akademia dhe te ‘Sori-Al’

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar lidhur me dyshimet për helmim të disa kursantëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrëzohet aksidentalisht 60-vjeçari nga ura në Devoll, gjendet i pajetë në lumë

Një 60-vjeçar nga fshati Kurilë i Devollit është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm dhe dyshohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet në Rinas pjesëtari i grupit të Marklen Hakës

Forcat Shqiponja kanë arrestuar  Aurel Deliun, i cili është pjesë e grupit të Marklen Hakës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë! Dyshohet nga ushqimi i shërbyer nga një kompani private

Rreth 40 studentë të Akademisë së Sigurisë dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në autostradën Lushnje-Fier! Makina me targa greke përfundon në kanal, plagoset një 40-vjeçar

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Lushnje-Fier, ku një automjet…

LEXO ME SHUME