Categories Kulture

Projekti Nivica dokumentohet nga “National Geographic Explorer”

Një ekip i National Geographic Explorer ka përzgjedhur Projektin Nivica si pjesë e serive dokumentare të këtij televizioni, të titulluar “Vende që Frymëzojnë”.

Ekipi po xhiron në malësitë e thella të Kurveleshit për të dokumentuar jo vetëm jetën dhe natyrën e kësaj zone të panjohur por edhe përpjekjet që po bëhen për të krijuar një model turizmi të bazuar në mbrojtjen e natyrës dhe vlerave historike.

Seria e dokumentarëve “Vende që frymëzojnë” është një cikël dedikuar projekteve që ndryshojnë jetën e njerëzve dhe vendeve ku ndodhin ato. Nga Kina në Japoni, Peru apo Kosta Rika në malet e Himalajave dhe tani në zonën e Kurveleshit, “National Geographic” është një prej medieve më të njohura në botë e cila ka filluar një projekt ndërkombëtar për të mbështetur vende, njerëz apo projekte të ndryshme që kërkojnë të krijojnë një filozofi turizmi mjaft të ndryshëm nga turizmi masiv apo turizmi që nuk respekton natyrën dhe historinë.

Për këtë arsye Projekti Nivica i cili ka filluar në Jugun e Shqipërisë dhe kërkon të ndërtojë një model unik turistik duke lidhur zona bregdetare me ato malore është përzgjedhur nga “National Geographic Explorer” si një model për t’u mbështetur dhe promovuar./atsh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Befason Ema Andrea, aktorja nderohet me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”

Aktorja shqiptare, Ema Andrea është shpërblyer me çmimin prestigjioz italian, “Premio Adelaide Ristori 2025”, për…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Fest Folk 2024 “Sofra Konispolate”, nata e dytë me dhjetra grupe artistike nga Konispoli, Saranda, Delvina, si dhe nga mbarë Shqipëria dhe Kosova

Për dy netë radhazi, me nismën e bashkisë së Konispolit dhe mbështetjen e Këshillit të…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Në Pallatin e Kulturës “Labëria”, u zhvillua faza finale e festivalit “Gurra Folk Fest”, edicioni i VI

Për të gjashtin vit radhazi, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, në koordinim me Drejtorinë…

LEXO ME SHUME