Categories Lajme

Projekti për furnizimin me ujë/ Qeveria kërkon hua 725 mln $ nga Banka Botërore

Qeveria shqiptare ka dorëzuar pranë Bankës Botërore një projekt lidhur me programin Kombëtar të furnizimit me ujë dhe kanalizimet duke kërkuar financim në vlerën 725 milionë dollarë.

Kjo është shuma më e madhe që vendi ynë kërkon pranë një institucioni financiar ndërkombëtar viteve të fundit pas mbështetjes që ka marrë në disa sektorë si energjia, infrastruktura, turizmi dhe menaxhimi urban.

Qeveria ka argumentuar se ky projekt synon që të ofrojë një shërbim më të mirë për qytetarët si dhe marrjen e masave në mënyrë që uji i pijshëm të jetë i aksesueshëm për të gjithë. Përmbledhja konceptuale e projektit që është në fazën e tij fillestare sqaron se projekti do të ndihmojë autoritetet që të ndërtojnë një qasje të re për ndërmarrje më të qëndrueshme financiarisht.

Institucioni që ka paraqitur projektin është Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ndërkohë që data më e afërt e mbledhjes së bordit të bankës vlerësohet 9 marsi 2020. Objektivi përshkruhet si forcimi i kuadrit të politikave dhe kapaciteteve institucionale për të përmirësuar aksesin dhënien e shërbimit dhe qëndrueshmërinë financiare të ndërmarrjeve të ujësjellës kanalizimeve.

Prezantimi i projektit sjell në vëmendje strategjinë për sektorin për vitet 2020-2030 që tashmë ministria e ka nxjerrë për konsultim dhe ende mbetet të kalojë hallkat  e nevojshme të miratimit. Strategjia vlerëson se ka nevojë për investime të mëdha në sektor që kapin vlerën 1.5 miliardë euro.

Në të njëjtin dokument qeveria parashikon rritje të tarifave të ujit edhe me 75 për qind për të përballuar shpenzimet që do të kërkojë zbatimi i strategjisë. Kjo rritje sipas qeverisë është e mundur pasi është e përballueshme dhe shpenzimet e familjeve për ujin janë nën pragun 5 për qind, dhe saktësisht 2.2 për qind.

“Strategjia Kombëtare e Sektorit UK përfshin gjithashtu përmirësime në vendosjen e tarifave në përputhje me parimet e mëposhtme:  Nivelin e mbulimit të kostove nga tarifat; tarifa që bazohen në kosto;  politikat tarifore dhe përcaktimi i tarifave do të sigurojnë që shërbimet UK të jenë të përballueshme në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare, ku thuhet se tarifat duhet të jenë të përballueshme duke pasur parasysh që fatura ujit dhe kanalizimeve duhet të jetë jo më shumë se 5 për qind e të ardhurave familjare për familjet me të ardhurat më të ulta” thuhet në dokument” saktëson dokumenti i qeverisë./Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 22 Prill 2025

Dashi Do ëndërroni me shume sesa duhet gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dom Gjergj Meta: Fëmija i fundit që takoi Papa Françeskun është shqiptar

Fëmija i fundit që ka takuar Papa Françeskun në sheshin e Shën Pjetrit ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përcillet mes lotëve në banesën e fundit 45-vjeçarja shqiptare

Zëri i saj i thyer nga lotët, teksa kujton nënën e saj nga foltorja, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zgjedhja e kreut të BKH-së, SPAK hap garën, afati dhe kriteret për aplikantët

Prokuroria e Posaçme ka hapur garën për pasuesin e Aida Hajnës në krye të Byrosë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 21 Prill 2025

DASHI Venusi do jete shume i favorshem per ju sot. Marredhenia qe keni krijuar do…

LEXO ME SHUME