Categories Lajme

Projektligji për gjininë, Albana Osmani: Që sot unë jam një gomar

Projektligji i ri që parashikon deklarimin e gjinisë nga qytetarët shqiptarë ka ngjallur debate të shumta në vend, duke përfshirë edhe reagime nga figura publike. Moderatorja e njohur Albana Osmani ka shprehur hapur kundërshtimin e saj ndaj këtij projektligji.

Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Osmani thekson se nuk mund të pranojë një Evropë ku fëmijët dhe të rinjtë “shtyhen të identifikohen me diçka që nuk është pjesë e natyrës së tyre njerëzore”. Ajo shprehet se projektligji “heq çdo kuptim nënës dhe babait, themeleve të familjes dhe vazhdimësisë së shoqërisë”, dhe kritikon mungesën e debatit publik dhe transparencës.

Refuzoj pa hezitim një Europë ku fëmijët tanë nesër do të identifikohen me diçka që nuk është pjesë e natyrës së tyre njerëzore, apo më keq akoma, të shndërrohen në objekte talljeje. Ky është një deformim i thelbit të qenies njerëzore dhe një axhendë e imponuar nga struktura që prej kohësh kanë humbur busullën morale”, shkruan Osmani.

Nëse ky është kushti për t’u bërë pjesë e Europës, unë e refuzoj pa hezitim. 🚫

Nuk mund të pranoj një Europë ku fëmijët dhe të rinjtë tanë, nesër, do të shtyhen të identifikohen me diçka që nuk është pjesë e natyrës së tyre njerëzore apo më keq akoma, të shndërrohen në objekte talljeje që barazojnë veten me kafshë apo objekte . Ky është një deformim i thelbit të qenies njerëzore dhe një axhendë e imponuar nga struktura që prej kohësh kanë humbur busullën morale, duke kërkuar të zgjerojnë rrjetin e tyre shkatërrimtar.

Në këtë skenar, nënës dhe babait burimit të jetës, themeleve të familjes dhe vazhdimësisë së shoqërisë u hiqet çdo kuptim.

Ndërkohë që shumë vende të zhvilluara po marrin masa të forta për të mbrojtur fëmijët e tyre dhe të ardhmen e shoqërisë, tek ne këto ide po kalojnë si pa u vënë re, pa transparencë, pa debat publik. Pyetja është: a e ka votuar ndokush këtë? A i është dhënë popullit fjala? Personalisht, jo vetëm që nuk do ta votoja, por kurrë nuk do ta pranoja.

Sot, kjo çështje paraqitet me ambalazh të bukur, si një “hap modernizues”, ndërkohë që në realitet barra bie mbi familjet tona, mbi fëmijët tanë, mbi të ardhmen e vendit.

Uroj të zgjohemi përpara se të vijë dita kur një prind të dëgjojë djalin e tij të thotë: “Që sot unë jam një gomar.” Apo identifikohem me “nje autobus” .

Nga Skënderbeu që mbrojti identitetin dhe lirinë e shqiptarëve, te Ismail Qemali, Isa Boletini, Hasan Prishtina e Luigj Gurakuqi që shpallën Pavarësinë, nuk luftuan dhe nuk sakrifikuan që Shqipëria të kthehej në absurditete, por që të mbetej e lirë, dinjitoze dhe e vërtetë ndaj vetvetes.

Rroftë Shqipëria e Shqiptarëve 🇦🇱

NËNË DHE BABË FJALET ME TE BUKURA NE BOTE ME TE SHTRENJTA NE BOTE.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME