Categories Lajme

Shpërthim i fuqishëm me eksploziv në banesën e deputetit demokrat Xhelal Mziu

Një shpërthim i fuqishëm me tritol ka ndodhur në banesën e deputetit demokrat Xhelal Mziu pak pas mesnatës së të mërkurës (19 Shtator).

Në foto shihen pamjet nga dëmet e shkaktuara nga shpërthimi, ndërsa është dëmtuar edhe një makinë.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 00:55 në rrugën “Arjan Sala” dhe si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Një shpërthim i dyshuar nga lëndë plasëse ka ndodhur rreth orës 00:55 të natës në rrugën “Arjan Sala”, në Kamëz. Sipas informacionit paraprak nga policia, dyshohet se lënda plasëse është vendosur në murin rrethues të banesës të deputetit të PD, Xhelal Mziu.

Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kamëz/Informacion paraprak

Rreth orës 00:55, dyshohet se në rrugën “Arjan Sala”, në murin rrethues të banesës së shtetasit Xh. M., është vendosur një sasi e dyshuar lënde plasëse.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Pistat/ Shpërthimi i fuqishëm me eksploziv në banesën e

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME