Categories Lajme

Prokuroria e Tiranës kërkon mos kompetencën për dosjen e Izet Haxhisë

Prokuroria ka kërkuar shpalljen e moskomptencës për dosjen e Izet Haxhisë. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se prokuroria ka kërkuar që dosja e Izet Haxhisë t’i kalohet Gjykatës së Krimeve të Rënda me argumentin se vepra penale për të cilën është dënuar dhe po rigjykohet Haxhia është tashmë në kompetencën e Krimeve të Rënda.

Gjyqi ndaj Izet Haxhisë është shtyrë në datë 20 shtator , pasi avokatët të shqyrtojnë kërkesën e Prokurorisë.

Avokati i Izet Haxhisë u shpreh ditën e djeshme se nuk do pranojnë gjyqtarë pa Vetting në procesin e tyre dhe akuzon se prova e vetme e pavërtetë që mban Haxhinë në burg është kallëzimi që ka bërë ish presidenti Berisha në ambasadën e SHBA-ve në vitin 1998.

Izet Haxhia, i cili nuk ka pranuar asnjëherë të jetë vrasësi i Azem Hajdarit, kërkon nga gjykata të hetohet në gjendje të lirë, duke i hequr arrestin me pretendimin se dënimi nga drejtësia shqiptare ka qenë politik me prova e fakte të manipuluara..

Izet Haxhia ka qenë truprojë e Sali Berishës, deri në vitin 1998 gjatë kohës që Berisha ka mbajtur postin e Presidentit të Republikës. Ai është dënuar në mungesë me 25 vjet heqje lirie për vrasjen e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari. Pas vrasjes së Hajdarit, Haxhia u arratis për të qëndruar afro dy dekada në Turqi nga ku dhe ekstradua më 8 Maj 2018.

Pas mbërritjes në Tiranë ai kërkoi rivendosje në afat dhe rigjykim, kërkesa të cilat u pranuan dhe procesi ndaj tij është rihapur më një tjetër trupë gjykues në Dhomën Penale të kryeqytetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME