Categories Lajme

Prokuroria e Vlorës dështon të zbardhë 502 dosje në 9 muaj

Prokuroria e Vlorës ka dështuar në zbulimin e autorëve të krimeve. Për pasojë 502 dosje janë pezulluar. Deri tani janë regjistruar 15 raste vrasjesh ose të mbetura në tentativë.

502 raste kriminale janë pezulluar në Vlorë në 9 muajt e këtij viti për shkak se Prokuroria nuk ka arritur që të gjejë autorët e këtyre ngjarjeve.

Sipas të dhënave të organit të akuzës, qyteti është tronditur nga ngjarje të rënda kriminale, duke nisur me 15 vrasje ose tentativë vrasjese, e duke vijuar me 86 raste dhune në familje dhe 415 vjedhje.

Për nënkryetaren e Dhomës së Avokatisë, Drita Agaj, të dhënat janë alarmante.

Qoftë për punën dhe politikat shtetërore, qoftë dhe për rolin që zë në këtë drejtim puna parandaluese në shoqërinë civile, nëpër shkolla, familje etj, qoftë edhe puna zbuluese e saktë nga ana e organeve të specializuara, janë një sërë shkaqesh që numri i vrasjeve dhe motive të tyre janë nga më të ndryshme.”

Agaj tregon sesi vetë shteti bëhet burim për krime të tilla kur bëhet fjalë tek prona.

Sipas saj mbivendosjet e pronave kanë sjellë konflikte të vazhdueshme.

“Shpesh qytete në vende publike rezultojnë me kamera të prishura ose me mungesën e aparateve të cilat vëzhgojnë. Kjo ka të bëjë dhe me specializimet e njerëzve të caktuar me ligj që sa të ditur janë ata, çfarë eksperiencë kanë ata, njohin apo nuk njohin zonat qytetare apo rurale.”

Vrasjet, krimet në familje, kanë dominuar qytetin bregdetar, ndërsa qarku është i njohur edhe për ekzekutimet mafioze.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidentohet autobusi me turistë në Turqi, 15 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Manavgat të Turqisë, ku 15 persona kanë mbetur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

52-vjeçari rrahu djalin e mitur, gruaja: S’ka ushtruar kurrë dhunë më parë, duhet të lirohet

Melinda Duraku, bashkëshortja e Shpëtim Durakut, i arrestuar një ditë më parë pas një video…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U gjetën të pajetë me shenja dhune, përcillen për në banesën e fundit çifti i të moshuarve

Teksa një ditë më parë një çift bashkëshortes u gjetën të pajetë në banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fluks në hyrje në pikën doganore të Kapshticës, ja sa shqiptarë janë kthyer në vendlindje në 24 orët e fundit

Festa e Pashkës Ortodokse ka sjellë fluks të shtuar në hyrje të pikës kufitare të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.2 lekë dhe…

LEXO ME SHUME