Categories Lajme

Prokuroria nis hetim për Alda Klosin. Dyshime që pronat mund të kalojnë te palë të treta

Pas vënies në pranga të Alda Klosit nën tri akuza, bëhet me dije se Prokuroria ka mundur të bie në gjurmët e një tentative për tjetërsim pasurie që gjenden të regjistruara në emrin e zonjës Klosi ose të njerëzve të afërt të saj.

Duke parë se mund të ndërhyhet kryesisht në hipotekë për kalimin te palë të treta të pronave, mësohet se Prokuroria po kërkon identifikimin e tyre me qëllim gjetjen e burimit të këtyre pasurive, sigurisht nëse e pandehura mund t`i justifikojë ato.

Alda Klosi prej më shumë se një muaji gjendet në pranga pasi Prokuroria e Tiranës e akuzoi jo vetëm për fshehje pasurie dhe të ardhurash por edhe për dëshmi të rremë, fakt ky që lidhet kryesisht me dhënien e emrit të të zotit të parave, shifrës prej 120 mijë eurosh që ishin “vjedh” në banesën e saj nga punonjësja Rozeta Dobi.

Edhe pse prokuroria ende nuk ka hedhur dritë mbi atë çfarë vërtet ka ndodhur, tashmë është fakt se Rozeta Dobi ka treguar se e gjithë shuma e parave dhe sendet e kushtueshme që janë gjetur në shtëpinë e saj i përkasin Alda Klosit dhe se ajo nuk e kishte vjedhur.

Hetimi mbi pronat

Prokuroria nis hetim pasuror për Alda Klosin, vartëses së Arben Ahmetajt në kohën kur ishte ministër në qeverinë Rama. Pas zbulimit të mbi 500 mijë eurove në banesën e pastrueses Rozeta Dobi, Prokuroria e Tiranës, ka nisur hetim pasuror për ish-drejtoreshën e Kabinetit të Ministrisë së Financave.

Paralelisht me hetimin për “Pastrim të produkteve të veprës penale”, “Deklarim i rremë para prokurorit” dhe “Mosdeklarim apo Fshehje të pasurisë”, tashmë Prokuroria e kryeqytetit ka nisur një hetim pasuror për të zbuluar pronat dhe llogaritë bankare të Alda Klosit, burrit të saj dhe anëtarëve të tjerë të familjes, përfshi njerëzit e afërt të familjes së saj si edhe kushërinjtë, të cilët ajo i përfshiu vetë në tentativën për të justifikuar shumën e parave që denoncoi të vjedhura.

Sipas të dhënave që vijnë nga grupi hetimor bëhet me dije se disa nga pronat në Tiranë janë bllokuar në hipotekë, pasi kishte tratativa për tjetërsimin e tyre, te persona të tretë.

Sipas prokurorëve, hetimi pasuror ka nisur me qëllim marrjen e pasurive që Alda Klosi, nuk është në gjendje t’i justifikojë. Pas dëshmisë së nënë e bir, në prangat e policisë dhe prokurorisë, përfundoi dhe Alda Klosi, shefja e kabinetit të ish-ministrit të Financave dhe Rindërtimit si dhe ish-zv/kryeministrit të Shqipërisë, Arben Ahmetaj. Qëllimi i prokurorëve të Tiranës mësohet se është vetëm gjatja pronarit dhe burimit real i krijimit të shumës financiare, prej gati 600 mijë euro. Këtë shifër Alda Klosi e mbante në banesën e saj, ku jetonte në kompleksin “Orion Konstruksion” që ndodhet te “Rruga e Kosovarëve” në Tiranë.

Për këtë çështje që fillimisht u raportua si vjedhje e kryer në bashkëpunim, kanë folur duke bashkëpunuar me prokurorët dy të arrestuarit, Havier Dobi dhe Rozeta Dobi të cilët kanë hedhur dritë mbi skemën që në fakt dukej se ishte e qartë që në krye të herës, edhe pse prokurorisë iu deshën rreth dy muaj për të shkuar tek mekanizmi që ishte përdorur nga Klosi për strehimin e rreth gjysmë milioni euro, para cash, ndërsa janë edhe qindra mijëra euro bizhuteri që janë gjendur në të njëjtën banesë ku u gjetën edhe lekët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Video/Ja momenti kur avokati Sokol Mëngjesi dhunohet para derës së kopshtit

Publikohet video nga momenti kur avokati Sokol Mëngjesi dhunohet para derës së kopshtit. Siç shihet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nëna dhe babai kërkojnë djalin e humbur prej 4 muajsh, i riu i surprizon live: Jam mirë

Mes lotësh dy prindër nga Elbasani, Bujar dhe Fiqerete Çepa mbërritën pasditen e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FOTO-EMRAT/ Identifikohen 4 autorët që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi

Policia e Tiranës ka identifikuar katër autorët që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesin, mëngjesin e kësaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”Vihet në pranga një 27-vjeçar, të cilit iu gjet në automjet, një sasi lënde narkotike e ndarë në rreth 530 doza

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”, goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, Vodhën një sasi karburanti nga kamioni i një firme ndërtimi, identifikohen dhe arrestohen 2 shtetas

Vlorë, Vodhën një sasi karburanti nga kamioni i një firme ndërtimi, identifikohen dhe arrestohen 2…

LEXO ME SHUME