Categories Lajme

Prokuroria shpall mos-kompetencë për padinë e Metës ndaj Dvoranit, kreu i KED në ‘duart’ e SPAK

Prokuroria e Tiranës ka shpallur sot mos-kompetencë për kallëzimin që presidenti Ilir Meta i bëri kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani. Padia e Presidentit pritet t’i kalojë SPAK, ndërkohë që shpallja e mos-kompetencës ka si motivacion faktin se Dvorani është zyrtar i lartë, dhe ky hetim është detyrë e SPAK. Padia e Presidentit Ilir Meta ndaj Ardian Dvoranit u bë pas ngërçit në Gjykatën Kushtetuese, dhe dublikimin e një vendi, për të cilin janë emëruar dy anëtare, Marsida Xhaferrllari nga Meta dhe Arta Vorpsi nga KED. Sipas Metës, Dvorani, ka shkelur ligjin dhe ka kryer dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës.

Meta kërkoi nga Prokuroria sekuestrimin e audiove të mbledhjeve të KED, për të parë procedurën e ndjekur me dërgimin e listave të kandidatëve për GJK në Kuvend dhe presidencë. Nga ana tjetër, kreu i KED shprehet se ai nuk ka shkelur asnjë ligj. Një padi për Dvoranin ka paralajmëruar dhe Avokati i Popullit në lidhje me emërimet në e gjyqtarëve në Kushtetuese.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME