Categories Lajme

Prokuroria vë nën hetim 14 ekspertë IT të Tatimeve, ISSH dhe AKSHI-t

Prokuroria e Tiranës është vënë në lëvizje për të zbuluar se kush fshihet pas skandalit të publikimit të pagave të mbi 600 mijë qytetarëve që po bëjnë xhiron në rrjete sociale.

Sot Prokuroria ka marrë në pyetje disa ekspertë të IT në Drejtorinë e Tatimeve dhe Institutin e Sigurimeve Shoqërore. Mësohet se deri më tani janë pyetur 14 ekspertë IT, të cilët kanë pasur akses në serverin e pagave të qytetarëve. Në pyetje janë marrë edhe ekspertë në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Përveç pyetjes së ekspertëve, Prokuroria po kryen ekspertim edhe te kompjuterët e specialistëve të Tatimeve. Skandali prej dy ditësh po qarkullon me bujë. Të dhënat financiare të mbi 630 mijë qytetarëve për muajin janar 2021 qarkulluan lirisht 2 ditë më parë përmes aplikacionit whatsapp por skandali u thellua edhe më tej pasi dje doli një listë e shtuar deri në 690 mijë punonjës, me të dhënat e prillit. Materialet përmbajnë të dhëna personale si numrin e kartës së identitetit, numrin e identifikimit të shoqërisë ku janë punësuar ata, përfshirë pozicionin e punës dhe numrin e telefonit.

Pas këtij skandali kryeministri Edi Rama u kërkoi ndjesë qytetarëve që ishin pjesë e dokumentit me të dhëna personale. Ai i bëri thirrje prokurorisë të zhvillojë hetime të imtësishme, ndaj atyre që sipas tij me këtë akt synojnë të sjellin konfuzion dhe destabilitet. Rama theksoi se investimet në zhvillimin e këtij sektori do të jenë të pandalshme për të garantuar edhe më shumë siguri.

“Thirrja ime për prokurorinë është që të hetojë, duke kërkuar që të përgjigjen të gjithë pa përjashtim të gjithë inspektorët e tatimeve, që kanë akses në sistemin e pagave për shkak të punës, ata që aktualisht punojnë në këtë sistem apo të tjerë që mund të jenë larguar ndërkohë nga ky sistem” – theksoi Rama. Kryeministri “ia pasoi topin” edhe opozitës, duke e lidhur këtë me deklaratat e fundit të bëra prej tyre. Por pikërisht kur Rama po komentonte skandalin me pagat për muajin janar 2021, sërish u publikuan pagat dhe të dhëna personale për 690 mijë qytetarëve për muajin prill të këtij viti.

Opozita fajësoi Partinë Socialiste duke e quajtur këtë një skandal pasues të atij  të patronazhistëve. Basha deklaroi se Rama duhet të japë dorëheqjen për këtë shpërdorim politik të privatësisë së qytetarëve.

“Skandali i rrjedhjes së të dhënave personale të shtetasve sa i takon të ardhurave të tyre është vetëm konfirmim i skemës kriminale, në kuptimin e Kodit Penal, të krimit elektoral i sistemit të Sigurimit të Shtetit, atë të patronazhistëve” – tha Basha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje tronditëse nga vrasja-vetëvrasja e trefishtë në Itali! Çfarë shkruante autori, divorci i dhimbshëm dhe letra që la (FOTOT)

Një krim i rëndë i trefishtë tronditi opinionin mbarëshqiptar dhe Italinë në fundjavë. 59-vjeçari shqiptar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Alarm i rremë në Fier, 68 vjeçari i dehur telefonon policinë: Hajdeni se vrava gruan! 64 vjeçarja gjendet shëndosh e mirë në shtëpi

Shërbimet e policisë u nisën menjëherë në vendngjarje, por me të mbërritur në banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vonesa e rivlerësimit ‘frenoi’ kërkesat për kredi për shtëpi. Në janar-shkurt, 29 mln € më pak se vjet

Qytetarët morën më pak kredi për të blerë shtëpi në tremujorin e parë të këtij…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhën makinën e firmës së ndërtimit në Elbasan dhe u arratisën, shpallen në kërkim egjiptianët

Katër shtetas egjiptianë që jetonin në Shqipëri, janë shpallur në kërkim nga Policia e Elbasanit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasen dy automjete në Lushnjë, njëra përfundon në kanal, tre të lënduar

Një aksident është regjistruar në zonën e quajtur Goriçaj, Lushnjë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME