Categories Lajme

Pronarët e guroreve bllokojnë rrugën, turistët të irrituar: Duam të kalojmë, kemi të sëmurë në makinë!

Pronarët e nxjerrjes se pllakave te gurit kanë bllokuar aksin rrugor Skrapar-Berat dhe kanë sjellë mjetet per të  punuar në malin e Tomorrit. Sipas gazetarit të Report TV, të ndodhur atje pronarët  kanë tentuar të futen në mal por policia nuk i ka lejuar dhe rruga ka mbi 6 orë e bllokuar. Qytetarët janë të irrituar pasi duan të shkojnë në destinacionet e tyre. Pronarët kanë bllokuar rrugën me fadromat që përdorin për të nxjerrë pllakat e gurit.

Dy turistë nga Austria duan të vizitojnë Kanionet e Skraparit dhe shprehen se kanë mbi 2 orë që presin aty. Një kalimtare e irrituar shprehet për kamerën e Report TV: ” Duam të largohemi, kemi të sëmurë në makinë“.

Një qytetar tjetër thotë:” Kam lënë 5 milionë lekë si turist dhe s’do e shkel më këtë vend, nuk është e drejtë që njerëzit të rrinë e të presin.”

Avduraman Hasamaj, një nga pronarët e nxjerrjes së gurit shprehet: ” Policia ka bllokuar qarkullimin, duam te fillojmë punë.  Kemi komunikuar me drejtorin e policisë dhe na tha se do të fillojmë pas datës 25 sa të mbarojë pelegrinazhi.” Ai shprehet gjithashtu se i kanë drejtuar letër gjykatës por kanë marrë përgjigje që nuk i japin zgjidhje këtij problemi.

Kujtojmë që Gjykata Administrative e Tiranës ka hedhur poshtë më 3 gusht vendimin e Këshillit të Ministrave që parashikonte zgjerimin e zonës së mbrojtur në Parkun Kombëtar të Malit të Tomorrit. Disa nga banorët janë shprehur se ky vendim është skandaloz dhe se ata nuk e pranojnë, madje kanë zhvilluar disa protesta si dhe kanë nënshkruar një peticion kundër vendimit të Administratives.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 28 Tetor 2026

Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohet Audi SQ8 me vlerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori i ngjarjes

Dy ditë pasi vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait, A. S., është arrestuar nga Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti sot, kthjellime në të gjithë vendin, ja sa pritet të shënojnë temperaturat

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME