inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në bregdetin e Tales në Lezhë. Në mbështetjen të IKMT-së është dhe policia e Shtetit dhe strukturat e bashkisë Lezhë. Sipas burimeve janë një numë ri konsiderueshëm objektesh përgjatë brezit të rërës të cilat do të rrafshohen. Pronarët e objekteve e kanë kundërshtuar vendimin, pasi sipas tyre nuk janë njoftuar fare për aksionin.
Në një prononcim për Fax News një nga pronarët e objektit thotë se objektin e tij e ka pasur brenda ligjeve sipas tij janë hedhur para që të prishen objektet e tyre. “Më tha mua se çaj ka*in për ty. Po bëhen prishje me lekë, jo prishje selektive. Por prishje me lekë, i ka dhënë filani-filani. Këto hajdutët, kriminale. I bëj thirrje kryeministrit se nëse kam ndërtuar në kundërshtim me ligjin, bujrum shembe q*a robt”. Por e kam bërë gjithçka brenda ligjeve të shtetit.”- tha pronari.
