Gjykata Penale e Tiranës ka dënuar me 10 muaj bùrg Muharrem Zelijan, i cili u akuzua se kèrcënoi me sms kreun e Drejtorisë së Përgjithshme të Bùrgjeve, Agim Ismaili. Dënimi është dhënë nga gjyqtari Artan Gjermeni, në seancën që është zhvilluar paraditen e sotme. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në nëntor të 2019-ës. Në telefonin e drejtorit të Përgjithshëm të bùrgjeve u dërgua një mesazh: “Të kemi çuar fjalë me njerëz dhe duhet të tërhiqesh, ndryshe ke për ta pësuar keq ti dhe familja jote”. Ai u identifikua përmes numrit të IMEI-t të celularit. Pas mesazhit, Muharrem Zilja ka nxjerrë kartën e telefonit, e ka hedhur dhe në të njëjtin telefon ka futur numrin e gruas së tij. Muharrem Zelija dyshohej fillimisht të jetë shtyrë nga një grup kriminal për kërcënimin e Agim Ismailit, por gjatë marrjes në pyetje, ai i ka mohuar akuzat.
Categories
Lajme
Jepet vendimi për Muharrem Zelijan
