Categories Lajme

“Nuk mund të më ulë askush flamurin shqiptar”, qytetarët para konsullatës greke në Gjirokastër

Sot  “Djemtë e Labërisë” kanë organizuar një tubim paqësor përpara konsullatës greke në Gjirokastër. Këto të fundit kanë kërkuar largimin e konsullit grek që ndodhet në Gjirokastër, për shkak se u janë cënuar të drejtat e shqiptarëve në Greqi. Kjo protestë është bërë dhe një kërkesë në Drejtorinë Vendore të Gjirokastrës, por këto të fundit nuk e kanë lejuar edhe për shkak të pandemisë. Por në këtë protestë ka pasur pjesëmarrje duke nisur edhe nga Kosova

Pas manifestimit të disa nga studentët janë shoqëruar në policia dhe gjatë një prononcimi për Fax News ato konfirmojnë se janë arrestuar 11 persona. “Unë vij nga Vushtria, i kemi ardhur për të protestuar për të drejtat e shqiptarëve në Greqi. Vëllezërit dhe motrat tona në Greqi nuk gëzojnë të drejtat në atë vend, që është një shtet i BE-së. Grekët në Shqipëri gëzojnë të gjitha të drejtat. Po na çojnë në komisariat për shkak të pandemisë.”- tha një protestuese nga Kosova.

Ndërkohë një student i cili është shoqëruar në polici, tha se ato janë shoqëruar pa të drejtë, ndërkohë që shtoi se nuk tolerojnë që të ulet flamuri kombëtar. “Jam në DVP në Gjirokastër ku edhe jemi arrestuar. Na kanë ndaluar pa një object konkret por nga një urdhër i marrë nga konsulli grek. Jam i arrestuar tani. Vazhdon shoqërimi i i të arrestuarve deri tani. Ta harrojë Greqia se mundet me na ulë ne. Nuk mund ta ulë kush flamurin kombëtar.”- tha student. Kujtojmë se djemte e Lberise kan djegur një ditë më parë edhe flamurin Grek, pas videos së publikuar nga minoritet grek në Sarandë .

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME