Categories Lajme

Protesta e artistëve kundër mbylljes se lokaleve të natës (Foto)

Vendimi i Qeverisë për të mbyllur lokalet e natës dhe diskot ka nxjerr sot në protestë artistët dhe këngëtaret, të cilët kundërshtuan këtë masë shtrënguese.

Qeveria sot vendosi me Akt Normativ që të ndalohet dhe muzika pas orës 20:00 në gjithë vendin, pikërisht kjo shkaktoi dhe mjaft reagime. Tubimi i sotëm i artistëve u shoqërua me një përplasje me forcat e rendit, të cilët kanë shpërndarë artistët, madje disa prej tyre që bënë rezistencë përfunduan në komisariate.

LSA ka shkrepur momentet kur artistet me maska janë shoqëruar nga forcat e rendit. Në protestë ishte edhe këngëtari korçar, Devis Xherahu, i cili ka propozuar që lokalet të vazhdojnë aktivitetin me një sërë rregullash siç funksionojnë në banka, apo edhe supermarkete.

“Është e drejta jonë si artistë, që pas urdhrit nga Manastirliu, të reagojmë, se si funksionojnë bankat dhe supermarketet, duhet të funksionojnë dhe lokalet e natës, me maska. Jeta të vazhdojë edhe për ne artistët. Kjo është edhe arsyeja që ne u ngritëm sot. Të mos mbyllen lokalet e natës, por të ketë një rregullore të re. Jo të mbyllen. Është protestë paqeje. Ky është qëllimi i daljes sot të artistëve”- tha Devis Xherahu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME