Protesta e ditës së premte ka nevojë për një rishikim për të parë mundësitë e vazhdimsisë së saj. Personalisht mendojë se ishte gjysmake dhe e çorganizuar. Pavarësisht pjesëmarrjes së dobët ajo e dha një farë shkëndije të zbehtë, ndaj për ta ndriçuar më tepër studentët duhet të bëjnë një autokritikë vetes së tyre. Gjatë protestës pash që shumë student nuk e dinin kauzën e tyre.
Madje disa e shfrytëzuan thjeshtë për ekspozim vetjak në sytë e publikut mbarë. Veprimi për tu futur brenda insitucionit ishte tepër zhgënjyes dhe i paligjshëm, ndaj dhe e falenderoj pedagogun i cili i këshilloji të tërhiqeshin. Veç britmave, zhurmës, ndonjë kapsolleje .., nuk pashë një fjalim apo zë i cili të fliste e të dëgjohej. Në momentin kur protesta u zhvendos për në godinën B, oborri para rektoratit u mbush me letra dhe shishe, duke dhënë një shembull të gabuar dhe e bukura ishte se kur unë me shokun tim filluam t’i mblidhnim shumë sy na shikonin me përbuzje.
Veç studentëve në protestë dallova dhe njerëz të tjerë të cilët s’kanë lidhje me çështjen, por ishin në vijën e parë të marshimit, me një synim sa qesharak aq dhe të rrezikshëm. Duhet thënë se insitucioni universitar nuk reagoi aspak dhe u veprua sipas ligjit pa tendencën për moslejim të studentëve në protestë. Po kështu dhe policia ndihmoi në mbarëvajtjen e situatës dhe duhet përgëzuar. Sipas meje që të ndërtohet një kauzë e fortë duhet që studentët të dinë të veprojnë qartë.
Për të mos patur përçarje si në kryeqytet, duhet që grupimet të kenë udhëheqës të zotë dhe të paanshëm. Mënyra e drejtë është bashkëbisedimi ndërmjet tyre. Serioziteti dhe vendosmëria kërkon disipilin që lind nga nevoja e pashmangëshme për tu udhëhequr. Pra kërkohet përvoja në të tilla raste. Të dashur kolegë student, protesta nuk bëhet duke bërtitur!
Ajo duhet të karakterizohet nga fjalët e pastra që jehojnë në veshët e çdo kujt dhe cilido që na sheh. Ajo kërkon vendosmëri të palëkundur. Ne duhet të dimë përse po protestojmë. Brenda nesh duhet të lind kritika e brendshme. Fjala vjen, kush i korrupton pedagogët? Kush i mbështeti me votë shkaktarët e kësaj katraure? Kur fjeti gjumë kaq vite të konviktet e rrënuara? Ku ishin studentët me kërkesat dhe idetë e tyre? Pse nuk kërkohet që në koferencat shkencore të marrin pjesë dhe studentët, por shërbejnë vetëm për të mbushur karriket e sallës dhe konsumuar fara…? Edhe ne jemi fajtor! Ndaj për të ndrequr gabimet tona kërkohet aktivizim masim, kontribut i gjithësecilit dhe më e rëndësishmja, analiza e situatës.
Protesta duhet të buças me thirrje të përbashkëta, me fjalime preçize, me pankarta përplot kreativitet, me thirrje për bashkim në protestë për çdo qytetarë apo personalitet që na mbështet. Protesta nuk duhet të politizohet, por të jetë pse jo mjeti për ndryshim dhe frymëzim, duke nxjerr ajkën për revolucion. Ajo nuk duhet të ndërpritet edhe nqs plotësohen disa kërkesa. Qëllimi i saj është vetëm një e ardhme më e mirë. Pyes veten, ja mbarova studimet kush më siguron që do punësohem? Kush më siguron që paga do më mjaftoi për jetuar dhe mbajtur familjen?
Kush më siguron se nuk do më heqin apo transferojnë nga puna sa herë të ndërrohet pushteti? Kush më siguron se taksat do të jenë të përballueshme? Kush më siguron mirëqënie dhe arsye për tu mos u larguar nga vendi im…? Ndaj protesta duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe e papolitizuar. Mos nxisni turrmën të veprojë gabim. Mos përdorni fjalë fyese ndaj çdo individi. Mbani pastër vendin e protestës. Njoftoni çdo shok , mik,, familjar apo njeri që njihni dhe bindeni t ‘ju bashkohet në protestë. Protesta duhet të jetë e përditshme së bashku me bojkotin e mësimit.
Mos u ndalini deri sa të plotësohet çdo kërkesë e mundshëme. Nuk na ndal dot njeri në të drejtën tonë gjersa protesta ngelet paqësore, ndaj injoroni provokimet dhe nxitjet për agresivitet. Shumë janë me ne. Shumë familje, shumë pedagogë, shumë media, shumë personalitete, shumë shqiptarë të diasporës. Prandaj të gjithë në protestë ditën e Martë ora 08:00 përpara rektoratit. Është e rëndësishme pjesëmarrja e çdo studenti dhe bojkotimi i çdo ore të mësimit. Por nqs përsëritet modeli i së premtes personalisht do tërhiqem dhe parashikojë një humbje të shpejtë!
A.V
Vlora News