Categories Bota

Protestat paralizojnë Barcelonën, 500 mijë katalunas dolën në rrugë

Dita e pestë e protestave dhe një grevë e përgjithshme, për shkak të burgosjes së udhëheqësve katalanas, e kanë bllokuar qytetin e Barcelonës. Policia tha se mbi gjysmë milioni njerëz janë mbledhur atje të premten, duke bllokuar rrugë dhe trena.

Protestat kanë qenë kryesisht të qeta, edhe pse është raportuar për disa përleshje midis demonstruesve të maskuar dhe policisë. Më 14 tetor, Gjykata Supreme e Spanjës ka dënuar nëntë udhëheqës katalanas me dënime të gjata me burgim, për shkak të rolit të tyre në përpjekjet për ndarjen e Katalonjës nga Spanja, në vitin 2017.

Tre të pandeuhur të tjerë janë shpallur fajtorë për mosbindje dhe janë gjobitur. Të 12 politikanët dhe aktivistët i kanë mohuar akuzat. Vendimi i Gjykatës Supreme ka shkaktuar disa nga protestat më të mëdha që ka parë Spanja në disa dekada.

Së paku 96 njerëz janë plagosur në përleshjet e ditëve të kaluara midis policisë dhe protestuesve. Ekipet e futbollit Barcelona dhe Real Madridi e kanë shtyrë ndeshjen që është dashur të luhet më 26 tetor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME