Categories Bota

Sulm ohet xhamia në Afganistan, 62 persona humbën jetën

Së paku 62 njerëz u vranë nga shpërthimet në një xhami në provincën Nangarhar të Afganistanit. Autoritetet thanë se nga sulmi i dyfishtë në qarkun Haska Mena mbetën të plagosur mbi 30 vetë. “Numri i viktimave mund të rritet, pasi ekipet e shpëtimit vazhdojnë të nxjerrin trupa nga rrënojat”, tha Sohrab Qaderi, anëtar i Këshillit provincial.

“Në mesin e të vrarëve dhe të plagosurve ka edhe fëmijë”, tha Zahir Adil, zëdhënës i Departamentit Publik Shëndetësor në Nangarhar. Shpërthimet ndodhën gjatë faljes së Xhumasë.

Përgjegjësinë për to nuk e mori ende asnjë grup, por militantët talibanë dhe ata të Shtetit Islamik janë aktivë në lindje të Afganistanit, e sidomos në Nangarhar. Në një tjetër zhvillim, në provincën perëndimore Herat, gjashtë civilë, përfshirë katër fëmijë, u vranë, pasi automjeti me të cilin udhëtonin u godit nga një bombë në anë të rrugës, thanë autoritetet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME