Në të kaluarën meshkujt të cilët kanë mbajtur mjekër janë konsideruar si të papastër dhe të çrregullt. Ndërsa sot, mjekrat janë në modë, dhe çdo mashkull dëshiron të këtë një. Në ditët e sotme, mjekra konsiderohet një atribut i modës dhe stilit. Nëse nuk na besoni, hyni në Instagram dhe pothuajse çdo mashkull që poston fotografi ka mjekër, e cila mendohet të jetë karakteristika e dytë më sensuale te meshkujt, raporton “Bright Side”, transmeton lajmi.net.
Sipas disa statistikave, meshkujt të cilët e heqin mjekrën, në mesatare shpenzojnë 3 mijë orë të jetës së tyre në banjo. Ndoshta, kjo është arsyeja se pse mjekra është bërë trend i madh në vitet e fundit. Lajmi i mirë është se jo vetëm që e ruan kohën e një burri, por po ashtu mjekra i tërheq gratë më shumë.
Gratë i konsiderojnë meshkujt me mjekër më atraktivë dhe më të bukur. Shkencëtarët nga Universitetet e Australisë kanë pasur interes në studimin e kësaj çështje për të gjetur se si mjekra ndikon në sjelljet e e grave dhe mësoni arsyen prapa kësaj.
Më shumë se 8 mijë gra, janë ftuar që të marrin pjesë në eksperiment dhe u janë treguar një set i fotografive të të njëjtit burrë: në çdo set burri ishte pa mjekër, në setin tjetër kishte pak mjekër, ndërsa në setin e fundit kishte mjekër të plotë. Pjesëmarrëset janë zgjedhur për vlerësuar atraktivitetin dhe se a do të konsideronin të hynin në një lidhje afatgjate me ta.
Shumica e grave kanë deklaruar se burrat me mjekër janë më atraktiv dhe më tërheqës duke e konsideruar faktin për të hyrë në lidhje me ta, ndërsa meshkujt pa mjekër i kanë konsideruar për lidhje afatshkurtër. Një shpjegim i thjeshtë i kësaj mund të jetë se mjekra mund të shihet si një sinjal e formidabilitetit ndërseksual dhe potencialit për të ofruar përfitime të drejtpërdrejta për gratë.