Categories Kuriozitete

Pse janë më të veçantët fëmijët e lindur në dhjetor?

Të mos i ngelë qejfi askujt, por bebet e lindura në këtë periudhë janë të bekuara me disa tipare vërtetë të vyera. Pa u zgjatur shumë Living do t’ju tregojë çfarë të veçantash kanë njerëzit e lindur këtë muaj. Njerëzit e lindur në këtë muaj nuk kanë moto të jetës së tyre “Rëndësi ka pjesëmarrja” ,por vetëm “Fituesit i merr të gjitha”.

Nuk i gëzohen medaljes së argjendit apo bronzit sepse ajo e arit është gjithçka që duan. Zemërgjerësia është një ndër tiparet kryesore të atyre që kanë lindur në dhjetor. Megjithatë, ndonjëherë kryeneçësia e tyre mund t’u kthehet me efektin bumerang. Edhe pse janë kokëfortë dhe karakterizohen nga personaliteti i fortë, njerëzit e lindur në muajin dhjetor nuk e kanë të lehtë të marrin vendime.

I kanë të qarta qëllimet dhe punojnë fort për t’i arritur, por shpeshherë kanalizojnë të gjithë përqëndrimin e tyre në një fushë të vetme të jetës, duke lënë shumë gjëra pas dore.

Nuk mund të qëndrojnë ulur për shumë kohë pasi u pëlqen jeta dinamike dhe e gjallë. Shpirti i lirë që i karakterizon arrin të balancojë anën e tyre më të tensionuar. Fëmijët e lindur në këtë muaj mbartin shpirtin e festës gjatë gjithë vitit. Sipas International Journal of Sports Medicine, kush lind në dhjetor, është atlet (sportist) i lindur, kjo për shkak të sasisë të lartë të vitaminës D që mami në pritje të ëmbël ka marrë gjatë muajve të verës. Lulja e tyre është ajo e narcisit. Thuhet se këto lule simbolizojnë fundin e dimrit dhe fillimin e ri të vitit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 15 Tetor 2026

Dashi Sot do të hasni në pengesa të shumta. Disa prej tyre do i keni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për sot, 6 tetor 2026! Nga puna dhe shëndeti, te financat dhe dashuria

Dashi Nuk duhet të merrni ndonjë iniciativë. Ju madje mund të dëshironi një pozicion varësie,…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

WhatsApp lançon kontrollin prindëror për adoleshentët,detaje

Të shohësh me kë një adoleshent hyn në kontakt, të marrësh njoftime kur ai regjistrohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME