Categories Lajme

“Pse me mua do të hahesh ti?”/ Babai i Alma Qevanit tregon detajet e krimit makabër

Janë ditë të vështira për familjen Qevani në fshatin Kusarth të Elbasanit. Vajzën e shtëpisë ua vrau ai që e konsideronin si djalë. Fatmir dhe Hava Qevanin i gjejmë në oborrin e banesës së tyre, teksa kujdesen për bagëtitë. Merren me punë për të larguar paksa atë që ndodhi.

Në këtë oborr, vajza e tyre Alma Qevani u masakrua nga kunati i saj me sëpatë. Mes dhimbjes së madhe, babai i 44-vjeçares tregon për Klan News gjithçka ndodhi në orët e drekës të 17 Majit.

“Ne nuk dinim gjë. Shkon atje dhe fut sëpatën në xhaketë dhe shkon atje dhe i thotë asaj se pse nuk e hap telefonin. Ajo i tha se ti më shan këtu dhe “do të më shash dhe në telefon, nuk e hap”. Fillimisht me shuplaka dhe më pas nxorri sëpatën e qëlloi në kokë dhe qafë dhe mirupafshim. I tha “pse me mua do të hahesh ti? Jam burrë unë. Jam filani unë”, shprehet mes dhimbjes babai i Alma Qevanit.

Krimi i rëndë ndodhi në sy të motrës së viktimës, bashkëshortes së Tefik Tashit. Ajo tregon se burri i saj para se ta godiste me sëpatë, e ka qëlluar edhe me pëllëmbë.

“Ai erdhi në fillim dhe më tha “pse nuk e hap ti telefonin? A e di ti se më kë flet?” Gjoja se kujt ia bën ti këtë. Pastaj mbeti duke u sjellë dhe pastaj nxorri sëpatën edhe e goditi dy herë, njëherë në kokë dhe njëherë në gushë. Nga inati pse nuk e hape telefonin”, thotë bashkëshortja e Tefik Tashit.

Sipas familjarëve të 44-vjeçares, ngjarja e ka patur zanafillën pak ditë para se të ndodhte krimi i rëndë. Tefiku dhe Alma ishte konfliktuar pasi 58-vjeçari e akuzonte kunatën se ndërhynte në punët e familjes së tij.

“Ky sa kishte ardhur nga puna. Pastaj erdhi motra dhe më thirri mua nga përjashta dhe më tha “hajde se kemi një punë”. Por ajo nuk e dinte se ky kishte ardhur. Nuk e dinte fare. Ky pastaj doli në dritare dhe i tha “pse do të më ngatërrosh ti”. E shau motrën sa i donte qejfi dhe pastaj thoshte aty brenda “ju do ju ther të treve.”

Në 2 vjet martesë, ajo thotë se nuk ka patur asnjë debat.

“Me mua sillej mirë. Nuk kemi pasur konflikte. Shkonim mirë.”

Edhe Fatmir Qevani, thotë se Tefiku sillej shumë mirë me ta.

“Unë i kam dhënë fëmijën atij dhe detyrimisht do të sillesha si me fëmijën tim dhe ky mirë ka shkuar për çdo gjë dhe thoja si ky nuk ka. Këtë vit, ka ndryshuar.”

Ata mohojnë deklarimet e 58-vjeçarit se Alma e ofendonte, ndërsa kërkojnë dënim maksimal për të.

“Unë dua dënimin më të fortë. E kam shpirt, fëmijë…”, thotë mes dhimbjes nëna e Alma Qevanit.

58-vjeçari është martuar për herë të dytë, ndërsa nga martesa e parë ka katër fëmijë, njëri prej tyre i ka ndërruar jetë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ministri Nufi: Falë angazhimit të jashtëzakonshëm, është bërë e mundur shuarja e pjesës më të madhe të vatrave të zjarrit në Dukat të Vlorës (Video)

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi njoftoi sot se në Dukat (Vlorë) ka vijuar pa ndërprerje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sokrat Vata tregon në gjykatë si ndodhi përleshja me turistin portugez në Ksamil

Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës, i akuzuar për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

62-vjeçari kapet sërish duke ndezur zjarr në Mirditë, arrestohet nga policia

Një 62-vjeçar është arrestuar në Mirditë pasi u kap në flagrancë duke ndezur një vatër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ 67-vjeçari bie nga lartësia e banesës teksa po bënte riparime, dërgohet me urgjencë në spital

Një 67-vjeçar i identifikuar, Lumturim Qerimi është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Vlorës. Ai…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën

Është publikuar foto e çiftit të sapomartuar që ndërruan jetë në orët e para të…

LEXO ME SHUME