Categories Politike

‘Pse publikon mesazhet’? Rama tregon arsyen dhe jep një këshillë për të gjithë

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me një komentues, në një nga postimet e tij të fundit.

Një nga komentuesit e ka pyetur Kryeministrin Rama se cili është qëllimi i publikimit të bisedave me qytetarët në rrjetet sociale, ku tregohet zgjidhja e hallit të tyre.

“Lind pyetja? Përse duhet t’i publikosh këto mesazhe? Pse a thua ke bërë ndonjë gjë të madhe, pse kështu do zgjidhen hallet e shqiptarëve nga her? Po kur ti nuk je i disponueshëm ku do i zgjidhim hallet?-shkruan qytetari.

Kreu i ekzekutivit ka sqaruar se publikimi i mesazheve ka si qëllim që të ndërgjegjësojë qytetarët që kur ata nuk mundet që të zgjidhin një hall me shtetin, atëherë të mos paguajnë para ose të mos hallakaten për të gjetur ndonjë mik, por të shkruajnë në platformën e vënë në dispozicion që quhet Shqipëria që duam.

Rama thotë se edhe kush i shkruan atij apo edhe ministrave, nuk mbetet fillikat siç ndodhte deri dje.

“Sa per hallet e shqiptareve qe ta marresh vesh, ne kete shtet jepen dhjetra mijera sherbime ne dite dhe shumica derrmuese e tyre jane shume ok per njerezit. Per ato qe s’jane ok, deri dje mileti shkruante miliona letra ne vit qe hidheshin ne plehra, sot kush shkruan ne platformen e bashkeqeverisjes shqiperiaqeduam.al apo edhe direkt tek ministrat e te une, nuk mbetet fillikat siç mbetej deri dje! Kaq”-shkruan më tej Kryeministri.

                                        Replika mes Kryeministrit Rama dhe qytetarit

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME