Categories Kulture

Publicisti Albert Zholi i jepet titulli “Personalitet i Shquar i Qarkut të Vlorës”

Publicisti Albert Zholi “Personalitet i Shquar i Qarkut të Vlorës”. Me propozim të tre shoqatave me në krye atë “Labëria” këshilli i Qarkut të Vlorës nderoi me titullin: “Personalitet i Shquar i Qarkut të Vlorës” publicistin e njohur, kryeredaktorin e gazetës “Labëria” dhe të shumë gazetave të tjera, poetin, monografistin dhe shkrimtarin e spikatur Albert Zholi.

Merrnin pjesë personalitetet të artit dhe kulturës si Artisti i Popullit Luftar Paja, këngëtarja e famshme Alida Hisku, poeti brilant i këngëve Jorgo Papingji me origjinë nga Vlora, Prof. Dr. Bardhosh Gaçe,” Mjeshtër i Madh” dhe “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut”, Kastriot Muço, ish kryetar i Konfederatës së Sindikatës së Shqipërisë, poet dhe shkrimtar nga Vlora, Tirana etj.

Takimin për vlerësimin e publicistit Albert Zholi, i cili u zhvillua në Bibliotekën “Nermin Vlora Falaski” të Universitetit “Ismail Qemali, e hapi kryetari i shoqatës “Labëria” dega Vlorë z. Ahmet Demaj. Pastaj folën për Albert Zholin dhe kontributin e tij në publiçistikën dhe gazetarinë shqiptare Artisti i Popullit Luftar Paja, Prof. Dr. Bardhosh Gaçe, këngëtarja Alida Hisku ardhur nga Gjermania, Mjeshtëri i Madh Jorgo Papingji, poeti Alber Habazaj, Dr. Neki Dredha, ish kryetar i Bashkisë së Vlorës, Prof. Dr. Ago Nezha, Kryetar i Shoqatës Atdhetare Kulturore “Labëria”, i cili i dorëzoi edhe vlerësimin publicistit Albert Zholi si “Personalitet i Shquar i Qarkut të Vlorës”, duke dhënë edhe vlerësimin e tij për zotin Albert Zholi.

Nga ana e tij publicisti Albert Zholi falënderoi të tre shoqatat e Vlorës që i propozuan Këshillit të Qarkut vlerësimin e punës dhe kontributin e tij në gazetarinë shqiptare e kudo, si dhe të pranishmit për fjalët e mira që thanë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME