Categories Lajme

Publikimi i listës së pagave, qeveria nënshkruan marrëveshje për mbrojtjen kibernetike

Kompania e sigurisë kibernetike “Jones Group International” do të ofrojë ekspertizën e saj në Shqipëri, për të gjitha sistemet elektronike, për të mbrojtur databazat me te dhënat e qytetarëve.

Këshilli i Ministrave ka miratuar memorandumin e mirëkuptimit mes këtë kompani, me qëllim forcimin e sigurisë kibernetike të infrastrukturës kritike për Shqipërinë. Ky memorandum bashkëpunimi vjen pas skandalit të pagave, ku listat me emrat e tatimpaguesve shqiptarë u publikuan në rrjetet sociale.

Kjo marrëveshje u paralajmërua pak ditë më parë nga kryeministri Edi Rama në konferencën për shtyp menjëherë pas publikimit të skandalit. Rama tha se kjo kompani konsiderohet një prej forcave më të mëdha të ekselencës së mbrojtjes kibernetike.

VENDIMI , MIRATIMIN E MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE GRUPIT JONES INTERNATIONAL, PËR FORCIMIN E SIGURISË KIBERNETIKE TË INFRASTRUKTURËS KRITIKE PËR SHQIPËRINË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.2/2017, “Për sigurinë kibernetike”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:, Miratimin e memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Grupit Jones International, për forcimin e sigurisë kibernetike të infrastrukturës kritike për Shqipërinë, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. KRYEMINISTRI, EDI RAMA \ Në mungesë dhe me porosi, ZËVENDËSKRYEMINISTRI, ARBEN AHMETAJ

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Thahet rezervuari, tonelata me peshq ngecin në baltë dhe cekëtinë

Tonelata të tëra me peshq të llojeve të ndryshme po shkojnë drejt ngordhjes në rezervuarin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të shtëna me armë në Qafështamë gjatë operacionit antidrogë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Sudhi, në zonën e Qafështamës, gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dështon hyrja e 10 shqiptarëve në Angli, kapen me gomone

Dhjetë persona janë arrestuar në Mylor Harbour, Cornwall, pasi një skaf me shtetas shqiptarë mbërriti…

LEXO ME SHUME