Categories Teknologji

Publikohen para prezantimit fotografi të smartfonit të palosshëm të Motorolës

Smartfoni ‘Razr’ i Motorolës është rikthyer me një dizajn të ngjashëm me konceptin, sipas fotove të lansuar të telefonit të palosshëm që ende nuk është prezantuar nga kompania.

Pamjet e postuara në Twitter nga Evan Blass, ekspert në teknologji, pretendojnë të shfaqin pamjen zyrtare të telefonit Razr të rigjeneruar nga kompania teknologjike, duke ofruar një ekran të palosshëm si veçori. Siç është raportuar nga The Verge, Motorola planifikon të lansojë Razr-in e saj të rindërtuar muajin tjetër. Pajisja duket se imiton dizajnin e telefonave klasikë Razr.

Në pjesën e poshtme, telefoni duket se ka një copë plastike mjaft të madhe, e cila spekulohet se strehon butonin ‘home’ ose një lexues të shenjave të gishtërinjve. Raportet e mëparshme sugjerojnë se pajisja do të funksionojë në një procesor Qualcomm Snapdragon 710 dhe do të vijë me 4 ose GB RAM, me mundësi për 64 GB ose 128 GB hapësirë ruajtjeje.

Sipas raporteve të mëparshme nga Wall Street Journal, telefoni mund të ketë një çmim më të lartë se pajisjet e mëparshme të firmës. Raportet sugjerojnë se në shitje me pakicë, smartfoni mund të blihet me një çmim prej 1,500 dollarësh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME