Categories Politike

Dekriminalizimi/ Vora dhe Shkodra, pa kryetarë bashkish të “30 qershorit”. PD: Ka edhe shtatë të tjerë

Pas Shkodrës, edhe Vora nuk do të ketë më kryetarin e saj të zgjedhur nga procesi i 30 qershorit për ta drejtuar për 4 vitet në vijim.

Dje, KQZ shpalli pavlefshmërinë e mandatit të Kajmakut dhe e shkarkoi atë pasi nuk kishte deklaruar në formularin e vetëdeklarimit arrestimin dhe një hetim penal në shtetin helen, për akuzën e përdorimit dhe qarkullimit të parave.

Por çfarë ndodh tani? KQZ-ja lajmëroi dje Kryeministrin Edi Rama për përfundimin e parakohshëm të mandatit të Agim Kajmakut.

Pas kësaj, KQZ-ja pritet që t’i kërkojë Presidentit Ilir Meta të shpallë një datë për zgjedhje të pjesshme në Vorë.

Nga ana tjetër, nuk dihet nëse kreu i shtetit do të caktojë një datë tjetër, pasi nëse i referohemi rastit të Shkodrës ku Valdrin Pjetri u tërhoq para se të betohej për të marrë mandatin, Meta nuk ka shpallur një datë të re për zgjedhjet, duke qenë se Presidenti nuk i njeh zgjedhjet e 30 qershorit.

Në kushtet kur kemi një ngërç të tillë, në rastin e Vorës vihet në lojë Këshilli Bashkiak Vorë, përpara të cilit Kajmaku bëri betimin më 5 gusht. Ata kanë kompetencë të komandojnë si kryetar të përkohshëm një prej nënkryetarëve aktualë të bashkisë. Ata janë Laureta Omeri dhe Aqif Muca.

Nuk dihet se sa mund të vazhdojë drejtimi i Bashkisë së Vorës nga një nënkryetar, por ajo që dihet me siguri në këtë rast, është se drejtimi i bashkisë do të bëhet sërish nga socialistët.

Po ashtu, nuk dihet se si do të jetë “fati” i Bashkisë së Vaut të Dejës, pasi Partia Demokratike ka denoncuar edhe Mark Babanin si subjekt të ligjit të dekriminalizimit. Nga ana tjetër, PD-ja ka deklaruar se janë edhe të paktën 7 kryetarë bashkish që mund të preken nga dekriminalizimi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME