Categories Lajme

Skandal/ Diplomati i huaj i ofron “pazar “ Presidentit për Reformën në Drejtësi….

Presidenti Ilir Meta ka zbardhur te Fevziu në “Opinion” detaje nga përplasja me qeverinë për emërimet në Gjykatën Kushtetuese dhe bllokimin e reformës në drejtësi.

Në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, Presidenti publikoi një mesazh të dërguar nga një diplomat në Tiranë në emër të Ambasadës së SHBA dhe BE-së. Mesazhi i përket kohës kur kreu i shtetit emëroi Marsida Xhaferrllarin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa qeveria “Rama” për të njëjtin vend në gjykatë kërkoi emërimin e Arta Vorbsit, në shkelje të Gjykatës Kushtetuese. Pasi kreu i shtetit ka sqaruar, në atë kohë, ndërkombëtarët për problemet ligjore që emërimi i Arta Vorpsit dhe betimi i saj në noteri dhe jo në Presidencë, një diplomat ka nisur këtë mesazh: “Mirëmëngjes Beni. I takova kolegët e mi amerikane dhe të BE dhe folëm më Ramën në telefon dhe nuk e mbështesin pozicionin e presidentit për pezullimin dhe këtë nuk ma thanë në darkë. Ata besojnë që arta Vorpsi tani është caktuar si rezultat i mekanizmit zhbllokues dhe ata do të dalin sot publikisht dhe kemi rënë dakord që mos t’ju njoftojmë më herët. Rama megjithatë ra dakord që Marsida Xhaferllari të jetë në listën e presidentit për nominim për tjetrën. Dhe Rama nuk do përpiqet të bllokojë këtë”.
Duke sqaruar përmbajtjen e SMS-së, Presidenti tha se “ky mesazhi këtu është se si funksionojnë diplomatët në Tiranë. Nuk e ka nisur me emrin e tij por në emër të Ambasadës Amerikane dhe Bashkimit Evropian. Ka qenë në takimin që unë kam pasur. Në darkë nuk i kishin të qarta opinionet. …Ky është mesazhi i një diplomati që ishte në takim në darkë me mua dhe që ishte shumë korrekt. Aty është qëndrimi i tyre”, tha Meta. Emri i diplomatit që ka dërguar SMS-në për arsye etike nuk është bërë publik, por përmbajta e tij është e mjaftueshme për të kuptuar mënyrën sesi po sabotohet reforma në drejtësi dhe se si ajo drejtohet nga Edi Rama.
Mesazhi tregon se një ndërkombëtar, nga këta që flasin për dobinë e reformës në drejtësi dhe zbatimin e ligjit, i kërkon pazar kreut të shtetit. Teksti i SMS-së është i qartë, ndërkombëtarët i thonë kreut të shtetit që të dekretojë kandidaten e Ramës për në Kushtetuese Arta Vorpsin. Më pas, ata sugjerojnë se emri i Marsida Xhaferrllarit do të mbështetet nga Rama në një tjetër raund të përzgjedhjes së kandidaturave për në Gjykatën Kushtetuese. Mënyra sesi është bërë oferta-pazar, aq më tepër nga një diplomat, është një skandal i përmasave të papara ndonjëherë në Shqipëri. Diplomatët apo ekspertët e huaj që monitorojnë reformën në drejtësi kanë ardhur në Shqipëri për të vendosur standardet e zbatimit të ligjit dhe kontrollin e institucioneve të reja të drejtësisë. Ajo që shohim nga kjo SMS është se një pjesë e këtyre diplomatëve janë kthyer në pazaxhinj me ligjet e Shqipërisë dhe Kushtetutën. Më keq se kaq, ky SMS-së tregon se po një pjesë e këtyre diplomatëve janë kthyer në sekserë të Edi Ramës për të kapur reformën në drejtësi.
Mesazhi është një provë e fortë që diskretiton gjithë pavarësinë e reformës në drejtësi dhe institucioneve të saj. Shprehja se “Edi Rama ka rëndë dakord për (iksin) në Gjykatën Kushtuese…” është provë për një vepër të rëndë penale. Kandidatët për në Gjykatën Kushtetuese s’kanë asnjë lidhje me qeverinë. Ata kalojnë në filtrat e institucioneve të reja të drejtësisë, te Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe te verifikimi i ndërkombëtarëve. Të gjitha këto institucione kanë rënë me një SMS dhe nuk vlejnë më, pasi sipas asaj që shkruhet në tekst, ai që vendos është vetëm Edi Rama.
Shkeljet ligjore që dëshmon ky mesazh janë të pafundme. Por mbi të gjitha, ky tekst u tregon shqiptarëve me pak rreshta se reforma në drejtësi e drejtuar personalisht nga Edi Rama dhe nga disa diplomatë në Tiranë është totalisht një dështim që në vend të zgjidhte problemet e Shqipërisë i ka komplikuar edhe më keq. Për të gjithë ata që thonë se pas reformës është SHBA, BE, ndërkombëtarët etj, mjaftojnë të lexojnë këtë tekst mesazhi. Pas reformës është Edi Rama dhe ndonjë burokrat ambasadash që bëjnë shantazhe, pazare dhe tallen me të gjithë ne, shqiptarët.
Mili Xhani “Opinion” 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Korçë/ Po luante në oborr, 2-vjeçarin e zë poshtë motori

Një fëmijë 2 vjeç është zënë poshtë nga një motor që ndodhej i parkuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimet me urdhër të SPAK në Kadastër, policia jep detajet dhe publikon pamjet

Policia ka dhënë detaje për arrestimet e djeshme në Kadastër.  4 të arrestuarit akuzohen për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dëmtohet busti i “Skënderbeut” në Gjenevë, autoritetet zvicerane nisin hetimet

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E braktisur nga qeveria/ Rrënohet ndërtesa ku u burgosën martirët e fesë në Durrës

Godina e burgut të vjetër në Durrës po rrënohet dita-ditës, ndërsa banorët po e harrojnë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E PLOTË/ Nga “non grata” e ambasadorit deri tek sulmet ndaj Bashës e Ramës, çfarë ndodhi në Konventën e PL

Partia e Lirisë zhvillon sot në Pallatin e Kongreseve Konventën Kombëtare, e thirrur nga Ilir…

LEXO ME SHUME