Categories Lajme

Publikoi pamjet e fëmijëve të riatdhesuar, eksperti i sigurisë kritikon Ramën

Eksperti i sigurisë në Kosovë Drizan Shala ka folur për riatdhesimin e 5 personave nga kampi Al-Hol në Siri duke e cilësuar të gabuar veprimin e kryeministrit Edi Rama, i cili publikoi pamjet e fëmijëve dhe gruas. Në intervistën për gazetaren e Fax News, Mirilda Tili, Shala thotë se Rama nuk është kujdesur për sigurinë e tyre si dhe i ka vështirësuar procesin e riintegrimit.

“Bazuar në Kosovë, e kemi pasur për obligim të respektojmë privatësinë e tyre, pavarësisht se kanë marrë pjesë në një luftim, qoftë me dashje apo pa dashje sepse kur erdhën 110 persona nga Siria, kemi pasur një numër të konsiderueshëm të fëmijëve, të cilëve duhet ti mbrohet identiteti i tyre ndërsa gratë,  një pjesë e të cilave ishin në mënyrë aktive pjesë e luftës së ISIS-it kur organet ngritën kallëzime pernale, ndërsa fëmijët janë mbrojtur nga ana e institucioneve sepse jemi pjesë të nënshkrimit të disa kartave mbi të drejtat e njeriut.

Fëmijët tanë i kemi vendosur në kampe ku qasja e mediave ishte 0 sepse këta fëmijë duhet të risocializohen. Nëse i vendosim fytyrën, nuk do pranohen nga shoqëria. Qëllimi ky është, i ardhjes së këtyre qytetarëve në Kosovë është risocializimi dhe riintegrimi i tyre në shoqëri. Shfaqjet teatrale  të Ramës me këta fëmijë është non sens se në mënyrë të drejtpërdrejtë nuk është kujdesur për sigurinë e tyre dhe ia ka vështirësuar procesin që të riintegrohen. Me kalimin e kohës, fëmijët e realizojnë se ku ishin dhe ku janë.

Kështu ata mund të mos e pranojnë riintegrimin dhe të ribashkohen me ndonjë celulë terroriste në të ardhmen”, tha Shala.

Ndërkohë tregon gabimin që ka bërë Kosova me të riatdhesuarin me qëllimin që të mos përsëritet nga Shqipëria. Sipas tij është e rëndësishme që gratë të mos kthehen në familje por të kontrollohen nga shteti për të mos u bërë sërish pjesë e organizatave terroriste.

“Gabimin që ka bërë Kosova të mos e bëjë Shqipëria. Pra këto gra të risocializohen, mos ti kthejnë në familje port ë kontrollohen nga shteti sepse rikthimi në familje e shkëput kontrollin e shtetit dhe mund të vazhdojnë komunikimin me grupe që veprojnë në vende të caktuara”, tha Shala.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME