Categories Showbiz

Përflitet prej kohësh se është në lidhje me Robert Berishën!

Deklarata bombë e modeles Jessica Kadiu, e cila pranonte lidhjen me Robert Berishën, bëri bujë në mediat shqiptare pasi këngëtari e kishte mohuar kategorikisht romancën në verën e kaluar, kur u panë së bashku në Turqi. Modelja tregonte se e dashuronte Robertin akoma dhe shpresonte që një ditë të mund të ktheheshin sërish bashkë, duke e falenderuar ndërkohë për të gjithë dashurinë që ai i kishte dhuruar.

Por pavarësisht se ajo ëndërronte rikthimin me të, Roberti nuk reagoi publikisht pas kësaj deklarate dhe menduam se gjërat u lanë me kaq, por jo. Në fillim dyshja nisën të ndiqnin njëri-tjetrin në Instagram, dhe më pas u panë të dy në New York në mars duke na lënë të mendojmë se dyshja mund të jetë bashkë. Gjatë verës ata u fotografuan në një pikë karburantesh rrugës për Shqipëri, krah njëri-tjetrit. Pas kësaj fotoje këngëtari i njohur tregoi se është beqar dhe tha me ironi se portalet flasin dhe dinë shumë për të. Megjithatë, skepticizmi në raste të tilla është i madh dhe dyshimet se ata janë në lidhje nuk mungojnë.

Teksa ka realizuar një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram, Jessica është pyetur nëse është në një marrëdhënie dashurie. “Je beqare apo në një marrëdhënie?”, i shkruan fansi kurse ajo është përgjigjur me një pyetje: “A konsiderohet dashuria me verën si një marrëdhënie?”, duke lënë të kuptohet se është single, por se si qëndron e vërteta nuk e dimë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME