Categories Kuzhina

Pulë e mbushur

1 pulë, 1 lgj gjalpë, Lëkura e 1 portokalli
Kripë, piper

Për mbushjen: 2-3 lgj vaj ulliri, 200-250 gr mish të grirë, 100 gr mëlçi pule, 1 qepë, 1 mollë, 1 filxhan oriz, ½ filxhan arra
½ filxhan rrush të thatë, 10 kumbulla të thata, 15 gështenja, 2-3 lgj konjak, Lëkura e 1 portokalli ,1 filxhan lëng mishi,5-6 mollë të cilat do të mbushen

Pulën e lyejmë me gjalpë dhe e rregullojmë me kripe, piper dhe cipën e portokallit. Me një tigan të thellë hedhim mishin e grirë dhe melçitë dhe i kaurdisim së bashku për 3-4 minuta. Më pas shtojmë qepën të grirë imët dhe vazhdojmë kaurdisjen. Pasi qepa të jetë bërë transparente shtojmë orizin dhe me rradhë përbërësit e tjerë. Në fund e shuajmë me konjak, pasi të avullojë alkooli shtojmë lëngun e mishit dhe e leme pak gatimin derisa të përthithen lëngjet dhe e kemi gati mbushjen për pulën. Vendosim pulën e marinuar në një tavë, vendosim anës pulës mollët të cilat i kemi hapur në qendër me majën e thikës dhe fillojmë mbushim fillimisht pulën dhe më pas mollët. E vendosim të piqet fillimisht të mbuluar në temperaturën 180-200 gradë për 1 orë dhe më pas largojmë letrën dhe e lemë dhe për 20-30 minuta të marrë ngjyrë. (er.cu/Vila24/BalkanWeb)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME