Categories Lajme

Gjeli i detit i shtrenjtë, 1 kg kushton 9 mijë lekë

Në Lushnje, një kilogram i gjelit të detit kushton 9 mijë lekë. Konsumatorët thonë se çmimi është i lartë ndërsa për fermerët çmimi nuk justifikon kostot e rritjes. Tradita e do që gjeli i detit të mos i mungojë tryezës së fundvitit, por afrimi i datës 31 ka rritur ndjeshëm çmimin e tij. Në Lushnje një kilogram shkon 9 mijë lekë ndërsa për pulën ky çmim është edhe më i lartë.

Blerësit thonë se e kanë të vështirë të përballojnë blerjen ndaj në shumë raste dalin nga tregu me duarbosh. Por për fermerët çmimi edhe pse i lartë nuk justifikon kostot e rritjes. “9 mijë lekë e kemi bërë sot, e kemi shitur dhe me 6.Nuk morëm lekët e harxhimit. Nuk nxjerrin ushqimin që hanë”. Nisur nga vitet e shkuara pritet që ky çmim të rritet deri në datën 31, ndërsa në ditën e fundit të vitit, ditë kur edhe interesi i blerësve bie, fermerët ulin ndjeshëm çmimet. Për shumë fermerë dhjetori është i vetmi muaj nga i cili presin të grumbullojnë të ardhura nga shitja e gjelit të detit./oranews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME