Categories Lajme

Nga 1 janari paralizohet shërbimi urban në Vlorë

Prej 1 janarit 2019, shërbimi urban publik i bashkisë Vlorë nuk do të funksionojë. Një institucion i regjistruar me humbje të rënda gjatë gjithë këtyre viteve, ndërkohë që aktualisht humbjet e parkut urban publik të bashkisë Vlorë regjistrohen në rreth 440 milion lekë.

Aktualisht në Vlorë funksionon edhe shërbimi urban privat, paralelisht me atë publik të bashkisë Vlorë, ndërsa në mbledhjen e fundit të Këshillit bashkiak është votuar unanimisht për mbylljen e këtij institucioni duke nisur nga data 1 janar 2019.

Shërbimi urban publik i bashkisë Vlorë ka në inventar 11 autobusë, nga të cilët vetëm pesë prej tyre janë ende në funksion, ndërsa 6 të tjerë jashtë shërbimet dhe për shkak se janë autobusë mjaft të vjetër.

Duke parë këtë situatë, Këshilli bashkiak ka votuar mbylljen e këtij institucioni që deri me tani është subvencionuar nga buxheti i bashkisë Vlorë, por sërish mbetet me humbje të konsiderueshme.

Në këtë institucion janë aktualisht 50 punonjës, të cilët pritet pas 1 janarit të sistemohen në institucione të tjera, ndërsa në vijim do të shihet mundësia e një reformimi të plotë të institucionit të parkut urban në varësi të bashkisë Vlorë. /oranews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME