Categories Kulture, Lajme

Ndërron jetë shkrimtari i njohur Amos Oz

Është ndarë  nga jeta në moshën 79-vjeçare shkrimtari i njohur izraelit, Amos Oz. Mësohet se Oz ndërroi jetë pas betejës me një sëmundje të rëndë. Oz ka qenë profesor i Letërsisë në Universitetin Ben-Gurion në Be’er Shevë. Nga viti 1967 ai u angazhua si aktivist për zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez.

Veprat e Oz janë publikuar në 45 gjuhë të ndryshme, në 47 vende të botës. Ai është nderuar me disa çmime si: Legjioni i Nderit në Francë, Çmimi Gëte, Princi i Asturias, etj. Oz konsiderohej si një ndër autorët më të mirë izraelit të dekadës së fundit. Disa nga veprat e tij të përkthyera në gjuhën shqipe janë: “Rrëfim për dashurinë dhe errësirën”, “Majkëlli im”, “Si të kurosh një fanatik”, “Të njohësh një grua”, “Jetë fshati”, “Jeta rimon me vdekjen”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME