Categories Sport

Pulisic refuzoi Manchester United shkaku i Mourinhos

Christian Pulisic e kishte refuzuar një marrëveshje me “Djajtë e kuq” për shkak se babai i tij nuk e duron Mourinhon dhe mendon se ai i jep shumë pak mundësi lojtarëve të rinj

Gjithmonë është ëndërr kur ju filloni karrierë në futboll që një ditë të luani në një klub të madh në botë dhe ti thuash jo është praktikisht e pamundshme. Por, Christian Pulisic e bëri.

Christian Pulisic mund të kishte shkuar në Manchester United, por sipas trajnerit të tij të vjetër në Brackley Town dhe ish sulmuesit anësor të Chelsea, Robin Walker kanë thënë se ai e ka refuzuar ofertën e tyre.

Walker, në një intervistë me Telegraph, ka treguar që Manchester United kishte treguar interesim për lojtarin e Chelseat tani duke dhënë edhe arsyet se pse i refuzoi ata ylli amerikan.

Pulisic nuk ishte i interesuar për të shkuar në Old Trafford për shkak të Jose Mourinhos dhe mos zhvillimit të lojtarëve të rinj, sipas Walker.

Po ashtu, edhe për shkakun e babait të Pulisic që nuk është shumë i dhënë pas Mous, ai mori vendim dhe e refuzoi marrëveshjen menjëherë kur mësoi që Mourinho ishte në karrige.

“Ai nuk do të shkonte në Manchester United për shkak të Jose Mourinhos. Babai i tij nuk e duronte si karakter por edhe për shkak se ai nuk i promovon lojtarët e rinj”, tha Robin Walker.

Edhe pse ishte e vështirë ti thuhet jo njërin prej klubeve më të mëdha në Europë, vendimi i tij nuk e ndaloi që ai të largohet për në Angli pasi që u transferua për një shifër rekord prej 60 milionë euro në Chelsea në fillim të vitit dhe tani ka luajtur ndeshjet e para me skuadrën në Stamford Bridge.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME