Alexis Sanchez është rrugës së huazimit të tij në Inter me opsion blerjen për 15 milionë euro, derisa sot ai as nuk është ftuar për ndeshjen e Manchester United sonte kundër Wolves
Kiliani nuk është parë fare në këtë ndeshje të Premier Ligës kundër Wolverhampton Waderers. Ish sulmuesi i Milanit, Patrick Cutrone është në bankën e Wolves në ndeshjen e parë të tyre në Molineux.
Ka pasur shumë raporte në Itali dhe Kili që Sanchez do ti bashkohet Interit si huazim i lirë me opsion blerjen në fund të sezonit për 15 milionë euro, transmeton GazetaExpress. Gjatë këtij sezoni, Manchester United po ashtu do ta paguajë s’paku gjysmën e pagës së tij, ku Interi do të paguajë vetëm 4 milionë euro.
Testet mjekësore pritet që të kryhen nesër në Itali, pasi 30 vjeçari të nënshkruan kontratë të re. Ky është një rikthim në Seria A derisa ai luajti për Udinesen nga 2008-2011, për t’u shitur mandej në Barcelonë për 26 milionë euro.
Ai mandej u transferua në Arsenal më 2014 për 42.5 milionë euro, por ai vuajti të shkëlqej në Manchester United pas transferimit nga Arsenal për 34 milionë euro. /GazetaExpress/
