Categories Lajme

Punësonte femra si masazhatore dhe më pas i detyronte të bënin s*ks me klientët, kapet 35-vjeçari në Tiranë

Eshtë arrestuar, për shfrytëzim pròstitucioni dhe për përshtatje të qendrave të masazheve për shfrytëzim pròstitucioni, menaxheri i një qendre në Tiranë. Ndërkohë që janë proceduar penalisht dhe 4 shtetasè, për veprën penale “Pròstitucioni”. Tiranë/ Goditet një tjetër rast në fushën e shfrytëzimit të pròstitucionit dhe përshtatjes së ambienteve për pròstitucion.

Vihet në pranga, për shfrytëzim pròstitucioni dhe për përshtatje të qendrave të masazheve për shfrytëzim pròstitucioni, menaxheri i një qendre masazhi. Procedohen penalisht dhe 4 shtetasè, për veprën penale “Pròstitucioni”. Specialistët e Sèksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pasi kishin siguruar të dhëna në rrugë operative sè disa shtetasè shfrytëzoheshin për pròstitucion nga menaxheri i një qendre masazhi, kanë organizuar punën për të dokumentuar veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi.

Në bazë të provave të grumbulluara, si rezultat e një pune disamujore,  u kap dhe u vu në pranga shtetasi F. H., 35 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, në cilësinë e menaxherit të qendrës të masazhit, rekrutonte femra nëpërmjet njoftimeve në gazetë, me pretendimin për t’i punësuar si masazhatore dhe më pas i detyronte ato që t’iu ofronin klientëve të qendrës së masazhit edhe shërbime s*ksuale.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht edhe 4 shtetasè të punësuara në këtë qendër, për veprën penale “Pròstitucioni”. Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë vijojnë hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME