Categories Lajme

Punimet në Tiranë-Durrës nisin nesër / ARRSH: Ja si do bëhet qarkullimi i automjeteve

Të martën do të nisin punimet në autostradën Tiranë-Durrës. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dalë me një njoftim, ku ka sqaruar se si do të bëhet qarkullimi i automjeteve.

“Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se duke nisur nga dita e martë, datë 4 Maj 2021, ora 08:00 në mëngjes, në kuadër të projektit “Mirëmbajtja dhe Siguria Rrugore Bazuar në Rezultate”, financim i Qeverisë së Shqipërisë dhe Bankës Botërore, do të vijojnë të realizohen punime në rrugë për riparimin e shtresave asfaltike, në:”Qafë Kashar-Ura e Dajlanit Durrës

Dita e parë e punimeve në segmentin Maminas–Sukth. Në këtë drejtim mjetet do të qarkullojnë në një korsi në përputhje me planin e menaxhimit të trafikut. Dita e dytë e punimeve në segmentin Maminas-Kryqëzimin e Shkozetit.

Në këtë drejtim mjetet do të qarkullojnë në një korsi në përputhje me planin e menaxhimit të trafikut.

Dita e tretë e punimeve në segmentin Shkozet – Ura e Dajlanit. Në këtë drejtim mjetet do të qarkullojnë në një korsi në përputhje me planin e menaxhimit të trafikut.

Ura e Dajlanit Durrës-Qafë Kashar, Për këtë fazë do të ndiqet i njëjti grafik punimesh dhe menaxhim trafiku, por me drejtimin nga Ura e Dajlanit–Qafë Kashar”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME