Categories Politike

Basha: Nuk do i njohim zgjedhjet, mblidhni prova, javën tjetër tur nëpër Shqipëri

Partia Demokratike nuk do i njohë zgjedhjet e 25 Prillit. ABC mëson se në mbledhjen e sotme me kryetarët dhe sekretarët e degëve në rrethe, kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se PD nuk mund të njohë një proces zgjedhor si ai i 25 prillit.

Ai u ka kërkuar atyre të mos bien në kurthin e kundërshtarit duke kërkuar të mblidhen sa më shumë fakte për manipulime të procesit zgjedhor. Kreu i PD është shprehur se javën e ardhshme do të nisë një tur nëpër çdo degë të PD nëpër Shqipëri për t’u njohur nga afër me këto prova.

“PD nuk mund të njohë një proces zgjedhor si ai i 25 prillit. Mos bini në kurthin e kundërshtarit. Mblidhni faktet e manipulimeve. Javën e ardhshme do të nis tur në çdo degë të PD-së”, ka deklaruar Basha. Basha deklaroi sot duke dalë nga selia blu se beteja do të vazhdojë deri në fund në përgjigje të zërave që kanë kërkuar dorëheqjen e tij pas rezultatit të zgjedhjeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME