Categories Lajme

Punonjësit e fasonerisë në Berat: Nuk kemi marrë asnjë ndihmë nga shteti

300 punonjës të fasonerisë “Marlo tex” në Berat janë duke protestuar sot para Drejtorisë së Tatimeve, pasi kërkojnë pagën e luftës. Punonjësit ka deklaruar se gjatë periudhës së pandemisë kanë qenë pushim dhe nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga shteti. “Kemi qenë një muaj pushim, duam pagën e luftës. Ndërmarrja jonë prodhon çarçafë, çanta. U ndërpre puna se ne jemi prodhim zinxhir, u ndërpre jashtë edhe këtu tek ne. Po kështu firma nuk ka siguroi as transportin për ne që vijmë nga Kuçova, nga Ura Vajgurore dhe ngelëm pa punë. Pra gjatë kohës së covid u mbyll ndërmarrja.

Ne kërkojmë pagën e luftës, e meritojmë, na kanë thënë që iu refuzohet paga dhe ne nuk dimë arsyen. Disa punëtorë janë¡ nxjerrë në asistencë”, shprehet një nga punonjëset. Pak ditë më parë, u ngritën në protestë 40 punonjëse të tjera të një fasnonerie në Berat, të cilët kërkuan pagën e luftës. Ndërkohë, për pagën e luftës janë ngritur në protestë edhe 50 punonjës të transportit publik. Ndërsa Drejtoria e Tatimeve ka bërë thirrje punonjësve që të aplikojnë për pagën e luftës./tpz

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME