Categories Lajme

Punonjësit në Mallakastër stakuan energjinë elektrike/ OSHEE: Nuk lajmëruan, një sërë fshatrash pa drita, bëmë kallëzim penal ndaj tyre

OSHEE ka reaguar, lidhur me ndërprerjen e energjisë nga punonjësit e stacionit të pompimit të ujësjellësit dhe elektrik në Poçem. Në njoftimin e OSHEE, thuhet se ky veprim është i paligjshëm dhe si pasojë e stakimit të energjisë, kanë mbetur pa energji një sërë fshatrash. OSHEE ka bërë kallëzim penal në organet kompetente.

REAGIMI I PLOTË I OSHEE:

Ju vëmë në djeni se sot në orën 08:30 është stakuar pa lajmërim dhe në mënyrë të paligjshme NST Poçem 35/6kV asset i Rafinerisë Ballsh ish-#ARMO (shoqëri private Bylis Energy) nga punonjesit e kësaj shoqërie. Si pasojë e stakimit të energjisë, kanë mbetur pa energji 4 linja 6kV të rrjetit shpërndarës të #OSSH, të cilët furnizojnë konsumatorët, objektet e rëndësisë së veccantë si Ujësjellësi i qytetit Ballsh, objekte të prodhim shfrytëzimit të Naftës të zonës përrreth, popullatën e zonës si fshatrat Drizar, Kremenar, Kapaj, Selic, Gjerbes, Selic, Ceril, Fratar, Minaz, Kadurov, Bejar, Malas, fshatrat: Drizar, Kud, Corush, Fshati Freskia-Kabina Lamce,Fshatra: Klos, Hekal, Molaj dhe Poçem.

Pa energji elektrike aktualisht janë 2784 abonentë rurale, gjithashtu dhe fiderat të cilet furnizojnë puset e naftës në rafineri. Ky veprim bie ndesh me ligjin e energjisë elektrike 43/2015 dhe akteve nënligjore të saj, kodin e shpërndarjes dhe rregulloren e shfrytëzimit të pajisjeve dhe impianteve elektrike pasi ka cënuar aktivitetet e rëndësishme të sektorëve strategjikë të shoqërisë OSHEE. Shoqeria OSHEE Group Sh.A e përfaqësuar në terren nga Drejtoria Rajonale Fier ka bërë kallëzim në organet kompetente si një veprim që cënon integritetin e sistemit shpërndarës të energjisë elektrike në Rajonin Fier.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME