Categories Lajme

FOTO/ Deputeti i larguar nga PS bashkohet me LSI-në. Edhe dy ish-krerë të selisë rozë kalojnë me Kryemadhin

Një deputet i Kuvendit të Shqipërisë i është bashkuar sëfundimi Lëvizjes Socialiste për Integrim. Bëhet fjalë për deputetin e Lezhës, Gjetan Gjetani, i cili ka marrë pjesë në takimin e strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim në zhvilluar një ditë më parë në këtë qytet. Gjetan Gjetani e fitoi mandatin e deputetit me siglën e Partisë Socialiste, por pas qëndrimeve kritike ndaj strukturave lokale të selisë rozë, ai u përjashtua zyrtarisht nga Grupi Parlamentar i PS-së. Ai ka qëndruar këto kohë në Kuvend si deputet i pavarur, duke votuar në shumë raste projektligjet e maxhorancës.

Deputeti i PS, Gjetan Gjetani

Në aktivitetin e djeshëm të LSI-së, kanë rënë në sy dhe disa figura të tjera lokale të PS-së, të cilët e kanë braktisur këtë forcë politike për t’iu bashkuar Lëvizjes Socialiste për Integrim. Mësohet se me Lëvizjen Socialiste për Integrim janë bashkuar dhe Agustim Marku, ish-kreu i PS-së së Lezhës, po ashtu në fotografitë zyrtare ka rënë në sy edhe prania e ish-kryetarit të PS-së së Shëngjinit, Zef Mosheqaj.

Agustin Marku, ish-kreu i PS, Lezhë

Prej disa kohësh, Monika Kryemadhi ka bërë thirrje për hapjen e partisë për të rinjtë, por edhe për zërat ndryshe të politikës. Në fjalën e saj, Kryemadhi e ka quajtur vitin 2020, si fundin e tranzicionit. “Unë do dëshiroja që të thoja që viti 2020 jo vetëm në kuadrin e dëshirës por dhe angazhimit se , do të jetë një vit i ndryshimit, vit i shpresës.

Do të jetë viti i parë i dekadës së ndryshimit. Të gjithë thonë çfarë është kjo dekadë. Dekada është ky dhjetëvjeçar i cili do të bëjë ndryshimin përfundimtar të Shqipërisë. Do të bëjë ndryshimin e tranzicionit. Shqipëria duhet të mbyllë njëherë e përgjithmonë, jo vetëm periudhën e tranzicionit, por duhet të mbyllë njëherë e përgjithmonë këtë situatë varfërie, mosfunksionim të çdo gjëje, që ka varfëruar çdo ditë e më shumë shqiptarët dhe i ka detyruar të largohen nga Shqipëria”, ka thënë në këto takime kryetarja e LSI-së.


(Zef Mosheqaj, ish-kreu i PS Shengjin) 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME