Categories Lajme

“Pusho në paqe Engjëll i vogël”

Pas 13 ditëve kërkimi, minatorët kanë mundur të lokalizojnë trupin e pajetë të Julen Rosello-s, i cili u rrëzua në një pus të thatë më 13 janar.

Edhe pse nga vogëlushi nuk kishte pasur kurrë shenja jete, prindërit dhe, të gjithë ata që e ndoqën rastin po shpresonin për një mrekulli.

Por, pas një pune të pandërprerë nën tokë, minatorët u dhanë prindërve lajmin e hidhur se fëmija nuk kishte mbijetuar.

Sipas raportimeve të mediave spanjolle, dyvjeçari mund të ketë humbur jetën që ditën e parë kur u rrëzua, pas pusi ishte rreth 100 metra i thellë dhe i vogli bëri një rënie të lirë për 75 metra.

Pasi u mor vesh lajmi i hidhur, njerëz nga e gjithë bota i janë drejtuar rrjetit për t’i shprehur ngushëllime familjes.

Në mënyrë masive janë shpërndarë edhe karikatura që tregojnë Julen-in, në fund të pusit bashkë me një engjëll që e mbron.

Edhe pse shpresat ishin të pakta, babai i fëmijës ishte shprehur gjatë kërkimeve:

Ka akoma shpresë. Ne kemi një engjëll mbrojtës dhe ai po kujdeset për Julen-in.”

Të shumtë janë ata që tashmë thonë se vogëlushi është duke përqafuar vëllain e tij të madh, që u nda nga jeta kur ishte vetëm3-vjeç, pas problemeve me zemrën.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME