Categories Politike

Putin konferencë me Presidentin serb: Kosova po ndërmerr veprime të papërgjegjshme

“Rusia pajtohet që Beogradi dhe Prishtina të arrijnë një marrëveshje të pranueshme reciproke në përputhje me rezolutën 1244” tha presidenti rus Vladimir Putin në Beograd.

Ai tha se autoritetet në Prishtinë morën disa hapa së fundi, siç është formimi i Ushtrisë së Kosovës, e cila, siç tha, është shkelje e rezolutës 1244.

“Rusia ndan shqetësimin me udhëheqjen dhe popullin serb se këto veprime të papërgjegjshme mund ta destabilizojnë Ballkanin” shtoi Putin.

Duke përsëritur se ai nuk e sheh një zgjidhje të afërt në perspektivë ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se për çdo zgjidhje do të konsultohet me Putinin.

“Serbia është gjithmonë e gatshme për negociata dhe kompromis, por nuk pajtohet me poshtërimin” tha presidenti Vuçiç. Të njëjtin qëndrim ai tha se ia ka shprehur edhe homologut të tij rus kur kanë biseduar për Kosovën.

Ai tha se e ka njoftuar presidentin rus me gjithë atë çfarë po ndodh në Kosovë, për siç tha “tarifën ndaj mallrave nga Serbia të vendosur nga ana e Prishtinës dhe formimin e Ushtrisë së Kosovës në kundërshtim me Rezolutën 1244”.

“Morëm mbështetje të konsiderueshme nga Putini” tha Vuçiç.

Presidenti i Rusisë udheheq vizitën e një delegacion të lartë shtetëror rus në Serbi.

Më të arritur në Beograd, Putin është pritur në aeroportin “Nikola Tesla” nga ana e presidentit Vuçiç.

“Shpresoj se këtu do të ndiheni si në shtëpinë tuaj”, i tha presidenti serb homologut të tij rus, në fillim të pritjes shtetërore.

Vuçiç e falënderoi Putinin për “mundin, kohën, respektin dhe dashurinë në zhvillimin e raporteve serbo-ruse”. Ai, gjithashtu, e falënderoi Putinin për mbështetjen në mbrojtjen e integritetit territorial të Serbisë.

“Rusia gjithmonë mund të llogarisë se e ka një aleat në Serbi”, tha Vuçiç.

Ndërkaq, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në fillim të takimit tha se “jam shumë i lumtur që kam rastin të vizitoj Serbinë miqësore, vëllazërore dhe të flas për bashkëpunimin “.

Paraprakisht të dy presidentët kanë vendosur kurora në memorialin “Varrezat e Çlirimtarëve” në Beograd.

Shkëmbimi i dokumenteve dypalëshe të nënshkruara do të mbahet në prani të dy krerëve të shtetit dhe më pas ceremonia e dekorimit me Urdhrin e “Aleksandër Nevski” të Presidentit të Serbisë nga ana e Vladimir Putinit. Të dy presidentët pritet të bëjnë edhe deklarata për mediat.

Kjo vizitë e Putinit nga ana e Serbisë, por edhe disa qarqeve ndërkombëtare, është parë si një vizitë e rëndësishme politike në një kohë kur ekziston një mundësi në rritje e angazhimit të drejtpërdrejtë të fuqive kryesore në botë për zgjidhjen e çështjes së raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Para disa ditësh, Presidenti rus, Vladimir Putin ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke destabilizuar Ballkanin duke treguar “rol dominues” në këtë rajon, kanë raportuar gazetat serbe.

Putin i ka bërë këto komente për gazetat serbe, “Veçernje Novosti” dhe “Politika”, të publikuara më 15 janar. Komentet e presidentit rus janë publikuar edhe në faqen zyrtare të Kremlinit.

Në deklaratat e tij është theksuar edhe njëherë lidhja e ngushtë historike e Moskës me Serbinë, si dhe paralajmërimi për ndikimin perëndimor.

Komentet e tij kanë qenë edhe në kundërshtim me paralajmërimet nga Uashingtoni dhe nga disa vende evropiane që janë të shqetësuara për tentimet e Rusisë që ta destabilizojë rajonin, duke përfshirë, Malin e Zi, Bosnje Hercegovinën dhe Maqedoninë.

Në këto intervista, Putin ka rikujtuar edhe bombardimet e NATO-s në Serbi më 1999 gjatë luftës në Kosovë, si dhe pavarësinë e Kosovës.

“Për aq kohë sa situata në Ballkan është shqetësuese, politika e Shteteve të Bashkuara dhe disa kombeve perëndimore që tregojnë rolin e tyre dominues, vazhdon të jetë faktor serioz i destabilizimit”, është cituar të ketë thënë Putin. /REL

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME