Categories Lajme

[email protected]”/ Përgjigje çdo pyetjeje nga qytetarët që ka lidhje me qeverinë

Kryeministri Edi Rama ka vendosur një adresë në dispozicion për pyetjet e qytetarëve. “[email protected]” është një adresë në dispozicionin e secilit, e secilës për të çuar me video nga celulari, çdo pyetje që dëshiron mbi çdo çështje të punës a të familjes, komunitetit apo vendit, që ka lidhje me qeverinë.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga një qytetare. “Përshëndetje z. Kryeministër. Uroj që të jeni mirë dhe suksese në zgjedhjet e 2021. Unë quhem Vjola Osmani dhe jam nga qyteti i Vlorës. Në datë 3 maj gjatë periudhës së pandemisë më është bërë bllokimi i mjetit, ndërkohë patentën ma kanë dhënë. Por doja të dija se deri kur mund të mbahen makinat të bllokuara, pasi askush nuk na ka dhënë një afat të përcaktuar”, shprehet qytetarja Vjola Osmani.

“Faleminderit për pyetjet e deritanishme, të cilave do t’u përgjigjem personalisht dhe konkretisht, por ju falenderoj edhe sepse ka plot prej tyre që u vlejnë edhe të tjerëve për raste të ngjashme”, thekson Rama.

[email protected]. Kjo është një adresë në dispozicionin e secilit e secilës prej jush për të çuar me video, nga celulari juaj, çdo pyetje që të dëshironi mbi çdo çështje të punës a të familjes suaj, komunitetit tuaj apo vendit tonë, që ka lidhje me qeverinë”, thotë Rama

“Ju mirëpres me kënaqësi dhe me kënaqësi do t’ju përgjigjem edhe unë, për gjithçka kam në dorë të them a të bëj për ju”, shton Rama “Janë të mirëpritura kritikat, ankesat, kërkesat (mundësisht pa sharje) dhe nuk refuzohen as shprehjet e kënaqësisë për ndonjë punë të mirë tonën, që ka ndikuar pozitivisht në punën tuaj a në mbarëvajtjen e punëve në familjen e në komunitetin tuaj. [email protected] duke postuar videon tënde të drejtpërdrejt nga celulari”, shprehet Rama.ATSH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3!

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Foto/ Ky është autori i vrasjes së të moshuarve në Dropull!

Thoma Mastora është 69-vjeçari që dyshohet se vrau të moshuarit Kosta dhe Kleoniqi Ilia në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër, nëna me tre fëmijët e zhdukur prej disa ditësh, njëri prej të miturve gjendet i pajetë në lumin Drin

Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Shkodër. Nëna bashkë me tre fëmijët…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet vrasësi i dy të moshuarve në Dropull

Tre ditë pas vrasjes së çiftit të moshuar në banesën e tyre në Dropull, policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperaturat do të arrijnë deri në 25 gradë, zbuloni si pritet të jetë moti sot

Depërtimi i masave ajrore të qëndrueshme me origjinë perëndimore do të sjellë në vendin tonë…

LEXO ME SHUME